Greva e pilotëve në Spanjë shtyhet për më vonë
11 Gusht 2010Sektori i udhëtimeve në Evropë është duke marrë frymë lirisht. Kontrollorët e trafikut ajror spanjollë nuk do të hyjnë në grevë në muajin gusht, muaj pushimesh. Sindikata e pilotëve, USCA, hapi me këtë vendim rrugën për zhvillimin e bisedimeve të reja me autoritetet e fluturimeve AENA. Por sindikata bëri të qartë se muajt e ardhshëm do të bëjë thirrje për zhvillime grevash.
Sindikata ra dakord të vazhdojë të mërkurën (11.08) bisedimet e ndërprera në fundjavë me AENA-n.
Kontrollorët e trafikut ajror patën vendosur javën e kaluar në unanimitet të plotë të linin punën në shenjë proteste ndaj rregullave të reja për orët e punës jashtë orarit dhe të kohës së pushimit. Por ata nuk patën marrë vendim, kur do të fillojë dhe sa do të zgjasë greva.
Autor: (DPA) Aida Cama
Redaktoi: Angelina Verbica