1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia tronditet nga kriza & Shtyhet dialogu Kosovë - Serbi & Forumi për të drejtat e njeriut 2011

Anna Koktsidou/Mast-Kirschning/Jakupi17 Qershor 2011
https://p.dw.com/p/11e0w

Me 14 dhe 15 të këtij muaji është dashur të mbahet në Bruksel takimi i radhës i delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit. Mirëpo pala serbe ka kërkuar shtyrjen për fund të muajit të këtij raundi, për shkak të konsultimeve të reja. Kjo kërkesë ka shkaktuar natyrisht reagime të ndryshme të njërës dhe palës tjetër.

Të drejtat e njeriut dhe mediat është tema për këtë vit e forumit 'Deutsche Welle Global Media Forum', i cili do të mbahet prej datës 20 - 22 të këtij muaji në Bon. Qeveria federale gjermane është e mendimit se gjatë viteve të ardhshme duhet t'u kushtohet një vëmendje më e madhe të drejtave të njeriut.

Greqia tërë javën ishte në qendër të vëmendjes së opinionit evropian. Për shkak të krizës së thellë ekonomike dhe planeve për kursime, grekët sërish kanë protestuar. Kryeministri Papandreu ofroi dorëheqjen nga ky post, por e gjitha përfundoi me ndryshime në kabinetin qeveritar. Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Baroso kërkoi nga Athina që të vazhdojë me kursin e reformave dhe kursimeve. Për këtë çështje në Berlin biseduan edhe kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i Francës Nikolas Sarkozy.

Greqia ka nevojë për më shumë ndihma financiare për të mos e humbur aftësinë për të paguar. Punë më së keqi i kanë të rinjtë, të cilët shohin gjithmonë e më pak të ardhme në vendin e tyre.