1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia - Shqipëria - Italia do të lidhen me gazsjellës

Odise Kote20 Shtator 2006

Kompania zviceriane EGL do të ndërtojë gazësjellësin që kalon në aksin Greqi - Shqipëri - Itali. Përfaqësuesit e këtij gazsjellësi kanë prezantuar në Gjirokastër, gjurmën e projektit që do të kalojë qindra km në Jug të Shqipërisë e që titullohet T.A.P

https://p.dw.com/p/As6b
Rezervuarë nafte në Portin e Durrësit
Rezervuarë nafte në Portin e DurrësitFotografi: DW

Kompania zviceriane EGL, një nga më të njohurat në Europë në lëmi të përdorimit të rafinerive, naftësjellësave e gazsjellësave ka hartuar një projekt për ndërtimin e një gazësjellësit që kalon në aksin Greqi - Shqipëri - Itali. Ky gazësjellësës që në gjurmën e vet do të kalojë në Shqipëri titullohet T.A.P përfshin një territor prej disa qindra km në territorin e jugut të Shqipërisë, me kalimin e saj përmes bregdetit të Semanit në Fier e më pas në Itali.

Akademik Bashkim Baholli, një nga përfaqësuesit e këtij projekti, thotë për Deutsche Wellen se: " Dy përfaqësuesit e Kompanisë zviceriane E.G.L Gert Moser dhe Andre Diendufer kanë paraqitur në këshillin e qarkut gjirokastër pjesën e projektit prej ku kalon ky gazsjellës që vjen nga Greqia në rrugën e vet drejt Italisë."

Dy përfaqësuesit e kompanisë zviceriane shpjeguan se projekti Transadriatik i terminalit LNG dhe të depozitave nëntokësore shtrihet në një gjatësi prej disa qindra km prej detit Kaspik e deri në Itali. Pas miratimit në K.R.T të qarkut të Gjirokastrës,
projekti do të kalojë për miratim edhe në KRT të Republikës, ndonëse procedura e sotme ishte e diktuar nga vetë ministri i ekonomisë, energjisë e telekomunikacionit Genc Ruli.

Drejtuesit e kompanisë u shprehën se ky gazsjellës do të sjellë përfitime të mëdha ekonomike për të gjithë vendet e rajonit ku ai do të kalojë, përpos faktit se do të sjellë një zhvillim të madh për biznesin e rajonit. Si një prej burimeve të fuqishme energjetike, furnizimi me gaz i ekonomisë shqiptare do të zgjidhë disa prej problemeve të furnizimit me energji elektrike në kohën e dimrit si dhe mund të përdoret gjerësisht në prodhim.