1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia dhe ministrat e financave të BE

Jani Papadimitriou/ Auron Dodi14 Shtator 2012

Ministrat e financave presin propozime konkrete kursimi nga qeveria greke dhe garanci bindëse që këto do të vihen shpejt në jetë. Ky është parakushti për pagimin e pjesës tjetër të ndihmave Greqisë.

https://p.dw.com/p/1684j
Janis Stournaras, ministri i Financave të Greqisë para medias
Fotografi: Reuters

A do ta hedhë dëm shansin e saj Greqia? Eurodeputetja greke dhe ish-ministrja Marietta Giannakou nuk sheh arsye për dëshpërim: "Nga njëra anë ne duam të kursejmë sa më shumë, nga ana tjetër edhe të ruajmë një minimum përkujdesjeje shtetërore - për shembull në fushën e shëndetësisë, që kërcënohet sot në mënyrë masive nga masat e kursimit", thotë europolitikania konservatore. Ajo është shumë e bindur që partitë e koalicionit do të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe do të bien dakord.

Por nëse do të arrihet kjo të premten (14.09.) është e diskutueshme. Në këtë ditë do të takohen ministrat e Financave të BE në Nikosia në Qipro- kriza greke e borxheve është fare në krye të axhendës. Marietta Giannakou është megjithatë optimiste që troika do të bëjë një vlerësim prestigjoz për ekonominë greke.

Për ta lehtësuar kërkimin për rënie dakord, ministri i ri i Financave të Greqisë, Jannis Stournaras ka kohë që i ka propozuar troikës një paketë kursimi prej 17 miliardë eurosh- shumë më tepër se 11,6 miliardët e parashikuara më parë. Kuptimi i kësaj: meqenëse ekspertët e troikës nuk janë dakord me disa pjesë përbërëse të paketës së kursimit, ata duhet të vendosin vetë, se cilat propozime kursimi do të zbatohen konkretisht. Por kontrollorët ndërkombëtarë të financave vazhdojnë të tregohen skeptikë, meqenëse disa prej këtyre propozimeve të kursimit, për shembull shkurtimi i shpenzimeve të administratës janë shpallur me të madhe që në të kaluarën, por ende nuk janë realizuar.

Euroja nxorri problemet e ekonomisë greke
Euroja nxorri problemet e ekonomisë grekeFotografi: picture-alliance/dpa

"Gjithçka thjesht teatër"

Politikani i majtë opozitar, Nikos Chountis ka vlerësimin e tij për këto punë: është vendosur prej kohësh, që masat e kursimit të vijnë herët ose vonë, thotë eurodeputeti dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të "Partisë Radikale të Majtë". Klasa politike e zvarrit dakordimin e saj me troikën vetëm që të krijojë përshtypjen se ajo nuk i përulet pa e zgjatur diktatit të kursimit, por diskuton si e barabartë, deklaron Chountis:

"E gjitha është thjesht teatër. Që para zgjedhjeve parlamentare në qershor ne e dinim se rrogat, pensionet dhe shpenzimet sociale do të kujdesen edhe më tej në mënyrë masive. Partnerët e sotëm të koalicionit i kanë dhënë siguri me shkrim për këtë troikës dhe e kanë nënshkruar një paketë përkatëse kursimi prej 11,6 miliardë eurosh. Dhe kështu edhe do të mbeten punët", ankohet politikani i majtë.

Forcim i partive radikale

Chountis dhe shokët e partisë së tij pozicionohen si forca e vetme politike, që ofron një alternativë për kursin drastik të kursimit. Në bazë të anketimeve, partia e Majtë do të dilte si forca kryesore politike, po të bëheshin sot votime - gjë që duket se nuk ka shanse të ndodhë. Ndërsa radikalët e djathtë do të futeshin në parlament me një numër dyshifror deputetësh.