1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Greqia nis reformat në administratën publike & Franca nis dëbimin e romëve- koment & Reforma e sistemit të pensioneve -prioritet i BE

20 Gusht 2010
https://p.dw.com/p/OskP

Me qëllim të uljes së numrit të madh të nëpunësve shtetror, qeveria greke ka shpallur reforma të rëndësishme në administratën publike. Sipas të dhënave zyrtare, në shtet janë ndërkohë të punësuar saktësisht 768.009 grekë e konkretisht: nëpër ministri, parlament, si gjyqtarw, profesorë, policë dhe ushtarë mercenarë. Gjithsesi, brënda kësaj shifre nuk përfshihen zyrtarët e sektorit të shërbimeve publike. Jannis Papadimtriou:

Franca ka filluar që nga e enjtja të kthejë në vendlindje qytetarë të BE-së. Gjithsej do të riatdhesohen në Rumani dhe Bullgari rreth 700 romë. Opozita dhe grupet aktivistë për të drejtat e njeriut e kritikojnë këtë aksion si racist dhe kundër të huajve. Daniela Junghans komenton:

Reforma e sistemit të pensioneve është një çështje me prioritet urgjent në të gjithë Bashkimin Evropian. Nëntë ministra Financash të BE-së i kanë dërguar një letër Komisionerit të BE-së për ekonominë me propozimin që reforma e pensioneve të futet në legjislacionin e BE-së për buxhetet. Komisioni Evropian e vlerëson si të rëndësishme këtë kërkesë, pasi gjendja e sistemit të pensioneve jo vetëm në vendet e varfra të BE-së le shumë se për të dëshiruar. Një vështrim redaksional i përgatitur nga Lindita Arapi:

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi