1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gratë dhe futbolli

20 Shkurt 2009

Ndërkohë që në Gjermani dyfishohet numri i tifozeve femra, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë për herë të parë në Shqiperi një veprimtari zyrtare për futbollin e femrave

https://p.dw.com/p/Gy3i

1. "Shpirti më sill një birrë" - klisheja e burrit që rri përpara televizorit për të parë ndeshjen dhe e gruas që nuk ka pikë interesi për futbollin dhe prandaj shkon t'i sjellë të shoqit një birrë vazhdon të jetë e fortë. Por sipas një studimi të fundit që në fillim të viteve 90-të numri i tifozeve femra në Gjermani është dyfishuar. Gratë i ndjekin ndeshjet e futbollit jo vetëm në televizor, por sipas të dhënave të studimit rreth një e katërta e fansave që ulen shkallëve të stadiumeve janë femra. Sola Hülsewig ishte për ne në stadium për të parë një ndeshje të skuadrës Alemannia Aachen.

2. Në vjeshtën e këtij viti Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë për herë të parë në Shqiperi një veprimtari zyrtare për futbollin e femrave. Por ky lloj sporti ka rreth 1 vit e gjysëm që ka nisur të promovohet dhe ai është i përhapur jo vetëm në Tiranë, por dhe disa rrethe të tjera si në Shkodër, Korcë, Rubik etj. Një ndër ekipet më të mira të futbollit për femra, Tirana AS, ka zhvilluar disa ndeshje miqësore edhe me ekipin e femrave të Prishtinës. Arben Muka me një informacion.