1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Google Street View rinis fotografimet në Çeki

5 Korrik 2011

Kompania Google rinisi fotografimet e saj të rrugëve në Republikën Çeke, pas aplikimit të sistemit të ri, që u pranua nga ky shtet, dhe zgjoi shumë diskutime në lidhje me ruajtjen e të dhënave personale.

https://p.dw.com/p/11pPZ
Google Street View
Google Street ViewFotografi: picture-alliance/dpa

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Google po e shtrin punën e saj të fotografimit edhe në Bullgari. Kohët e fundit, kompania amerikane dërgoi përfaqësuesit e saj në Sofje, për të diskutuar mbi ruajtjen e të dhënave, dhe duket se takimi ka qenë i frytshëm.

Në shtator të 2010, Google iu refuzua nga autoritetet në Çeki dhënia e lejes për Google Street View,, për të mbledhur imazhe në terren, dhe sidomos nga kamerat që ishin montuar në lartësi të mëdha. Në projektet e fundit, kamerat janë ulur nga 2.7 metra në 2.3, për të mos u dhënë shkas autoriteteve që të kërkojnë ruajtjen e të dhënave dhe adresave.

Google Street View
Google Street ViewFotografi: picture alliance/dpa

Praga zyrtare ka imponuar gjithashtu kufizime të reja ndaj kompanisë kaliforniane, me qëllim që të gjejë gjuhën e përbashkët me autoritetet që garantojnë privatësinë dhe respektimin e kuadrit ligjor. "Kjo kompani duhet të jetë plotësisht e përgjegjshme për të siguruar të dhënat dhe që përpunimi i tyre të bëhet në përputhje me rregullat në Çeki” shkroi zyrtarja Hana Stepankova, në një deklaratë të publikuar nga Google

"Kjo kompani mund të kontaktohet në çdo kohë, për shkak të ankesave, çështjeve ligjore apo për të kërkuar fshirjen e fotove të caktuara. Këtyre ankesave do t'u kushtohet vëmendje e plotë brenda 48 orëve. Qytetarët çekë mund të komunikojnë me kompaninë në gjuhën e tyre,” tha Stepankova.

Screenshot Google Street View Verwendung nur im Zusammenhang mit einer Berichterstattung über die Homepage.
Screenshot Google Street ViewFotografi: Google

Google gjithashtu, ka pranuar që të ndryshojë politikën e zakonshme, pasi shoferët e kompanisë, do të bëjnë trainime për të evituar shkollat e ndryshme.

Author: Cyrus Farivar / Aurel Boriçi

Redaktoi: Aida Cama