1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjuha gjermane në Shqipëri, shumë e kërkuar

3 Tetor 2009

Gjuha gjermane po bëhet gjithmonë dhe më tepër një çelës për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë në përzgjedhjen e Gjermanisë si vendi për të studjuar. Një vizitë në shkollën e mesme "Goethe" në Tiranë

https://p.dw.com/p/Jwxd
Logoja: Instituti i Gëtes (Goethe Institut)
Logoja: Instituti i Gëtes (Goethe Institut )

Kjo zile lajmëron nxënësit e shkollës së mesme jo publike, "Goete" në Tiranë se po fillon mësimi. Bashkë me ta hyj edhe unë në klasën e trete, ku sivjet fillon mësimi intensive i gjuhës gjermane.

Mësuesja Marsida Dalipaj ka zgjedhur sot si temë bashkëbisedimi atë të rinisë, çdo të thotë të jesh i ri apo e re. Nxënësit përgjigjen që kjo do të thotë te kesh energji, të kesh ëndrra, por edhe të varesh nga prindërit nga pikëpamja financiare dhe plotësimi i dëshirave jashtë shkollës.

Përmes bashkëbisedimeve, bëhet mësimi më tërheqës

Marsida është kualifikuar në Gjermani për mësimdhënien e gjuhës gjermane. Ajo thotë se ka një moto, që përpiqet ta zbatojë çdo ditë:

"Parimi i punës time është që nxënësve tua bëj të bukur mësim e gjermanishtes përmes bashkëbisedimeve interesante për moshën e tyre. Dhe mbi të gjitha ata duan dhe ta pëlqejnë gjuhën e Goetes".

Pamje nga Tiran
Pamje nga TiranaFotografi: DW

Drejtoresha e Shkollës Yllka Avxhi tregon për programin e mësimdhënies së gjuhës gjermane. "Këtu gjermanishtja është gjuhë e parë. Nxënësitr e fillojn ëng aniveli filestar dh egtradualisht mbrijnë në nivele të till aqë bëhën gati të vazhdojnë studimetr elarta në vende gjermanisht folëse. Nxënës të kësaj shkole kanë fituar vendet e para në provimin e gjuhës gjermane në mbi 150 studentë të huaj që merren në provim në vendet gjermanisht folëse, Gjermani, Austri, Zvicër".

Mynihu në Festën e Tetori
Qyteti i Mynihut në Festën e tetoritFotografi: AP

Ajo thotë se metoda e mësimdhënies janë Moment Mal, Laguna dhe Berliner Platz. Krahas tyre mësuesit përdorin edhe module që i njohin nxënësit me muzikën gjermane, grupet dhe këngëtarët më të pëlqyer nga adoleshentët.

Muzika, si mjet për komunikim mes vetë nxënësve

Muzika bëhet një rrugë tërheqëse për t’i futur nxënësit në bashkëbisedim dhe për t’ i bërë ata të shprehin mendimet e tyre për temën, këngëtarin, muzikën.

Që nga viti 2003, kur kjo shkollë filloi të funksionojë në dyert e saj kanë kaluar tre breza nxënësish. Shumë prej tyre kanë përfunduar studimet e larta në universitetet gjermane. Suksesi i nxënësve të shkollës së mesme "Goete" krahas programit dhe metodologjisë së mësimdhënies është edhe binjakëzimi me shkollat e mesme në Gjermani.

Bashkëpunimi me shkollat e Mynihut, një privilegj

"Qyteti bazë, ku shkojmë çdo vit është Mynihu. Atje bashkëpunojmë me tri shkolla të mesme. Nxënësit tanë qëndrojnë atje dy javë dhe ndjekin mësimet njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre gjermanë. Shpenzimet e udhëtimit përballohen nga shkolla, kurse akomodimi dhe ushqimi nga miqtë gjermanë", thotë drejtoresha Yllka Avxh.

Ky bashkëpunim vlerësohet shumë edhe nga nxënësit. Xhenis Dhora, nxënëse në vitin e tretë thotë:

"Kur shkojmë në Gjernani ndihemi të lirshëm për të komunikuar".

Kurse Vilma Vrançi thotë se e di se çfafrë do të bëjë në jetë falë udhëtimeve në Gjermani. "´

"Kur të mbaroj këtë shkollë do të studioj në Gjermani për ekonomi. Është një degë që ende nuk ekziston në Shqipëri, sepse është për dije ekonomike që ndërthurren me bioteknologjinë. Shpresoj të studioj në Mynih, ku kam qenë çdo vit me shkollën".

Autor: Ani Ruci/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi