1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermanishtja e specialiteteve në Shqipëri

4 Nëntor 2011

Problematika e përdorimit të gjuhës gjermane në specialitete të ndryshme si ekonomi, jurisprudencë, teknologji dhe art është bërë objekt diskutimi mes pedagogëve dhe ekspertëve të kësaj fushe në Shqipëri.

https://p.dw.com/p/135MB
Gjermanishtja- gjuha e së ardhmes
Gjermanishtja- gjuha e së ardhmes

Përhapja në shkallë të gjerë e mësimit të gjuhës gjermane në Shqipëri ka nxjerrë në pah dhe mjaft probleme specifike të cilat kërkojnë zgjidhje nga qarqet akademike dhe trupat pedagogjike në të gjithë nivelet e arsimit. Cilat janë disa nga vështirësitë dhe problemet që hasen në gjermanishten e specialiteteve, në ekonomi, jurisprudencë, teknologji dhe art? Kjo ishte pyetja thelbësore që u vu në qendër të një konference ndërkombëtare që u zhvillua ditët e fundit në Tiranë me pjesmarrjen e gjerë të pedagogëve, studentëve, studiuesve të gjuhës gjermane nga Universiteti i Tiranës dhe institucionet e tjera të larta të vendit, si dhe nga to të vendeve të rajonit.

Shefe e Departamentit të Gjuhës Gjemane në Universitetin e Tiranës, dr Brikena Kadzadej
Shefe e Departamentit të Gjuhës Gjemane në Universitetin e Tiranës, dr Brikena KadzadejFotografi: DW/A.Muka

Për shefen e Departamentit të Gjuhës Gjemane në Universitetin e Tiranës, dr Brikena Kadzadej këto cështje janë aktuale dhe lidhen me nevojat për përmirësimin cilësor të publikimeve dhe përkthimeve jo vetëm në nivel universitar por dhe nga praktika e përditshme e aktiviteteve me natyrë artistike, ekonomike, juridike etj. “Janë probleme që hasin shqiptarët, madje dhe ata që kanë një kualifikim të dyfishtë, pra jo vetëm në gjermanisht, por që kanë bërë studime dhe në juridik përshembull me përkthimet në këtë specialitet. Ideja është që si mund të përballohen problemet që has shqipja, probleme të cilat vendet e tjera të zhvilluara si Gjermania i kanë kapërcyer me kohë. Kjo dhe në jetën e përditshme sic mund të jenë emërtimet dhe termiologjia që përdoret nëpër rrugë etj.”

Ergys Prifti, pedagog i leksikologjisë në departamentin e Gjermanishtes në Universitetin e Tiranës i shikon si mjaft të dobishëm veprimtari të tilla shkencore që janë të profilizuara, që debatojnë mbi cështje specifike të përdorimit të gjermanishtes. Duke folur për DW, Prifti përmend vështirësitë që hasen në praktikën e përditshme të përkthimit të termiologjisë juridike nga gjermanishtja në shqip dhe ansjelltas.

“Problemi është se termiologjia juridike gjermane është shumë më e gjerë dhe hasen shumë terma të cilat nuk hasen në termiologjinë juridike shqiptare dhe në këtë aspekt diskutohen gjetjet e zgjidhjeve për përshtatshmëritë për të afruar kuptimin. Për mendimin tim një zgjidhje është një këto terma të shprehen me të ngjashëm që mund të ekzistojnë në gjuhën shqipe. Por kjo nuk është një ceshtje që mund të marrë zgjidhje vetëm nga gjuhëtarët, ndaj ndihet nevoja e një bashkëpunimi mes tyre dhe specialistëve e ekspertëve të jurisprudencës në precizimin e sqarimin e termave.”

Ergys Prifti, pedagog i leksikologjisë në departamentin e Gjermanishtes
Ergys Prifti, pedagog i leksikologjisë në departamentin e GjermanishtesFotografi: DW/A.Muka

Për të shkëmbyer idetë me ekspertët shqiptarë pjesë e diskutimit kanë qënë dhe studiesit gjermanë nga Instituti i Gjermanishtes, Mario de Matteis, Heinz - Rudi Spiegel, Wilhelm Schellenberg etj. Në një sesion të vecantë të debatit u fol dhe për standartizimin institucional gjuhësor në Gjermani dhe organizimin e tij nëpërmjet termiologjisë së Komisionit të Standarteve, NAT, në Institutin Gjerman për Standartizim, DIN. Konferenca ndërkombëtare ishte në kudër të Tetorit Gjerman 2011, veprimtaritë e të cilit do të përmbyllen më 12 nëntor.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama