Gjermania ndihmë Italisë për refugjatët
14 Shtator 2019"E kam thënë gjithmonë, që politika jonë e emigracionit është edhe humane. Ne nuk do të lemë njeri të mbytet. Nëse gjithçka mbetet si është rënë dakord, ne do të marrim 25% të njerëzve të shpëtuar në det, para Italisë. Kjo nuk e rëndon politikën tonë të migracionit", tha Seehofer për gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung"
Qeveria gjermane ka pranuar deri më tani nga Italia një çerekun e refugjatëve të shpëtuar. Seeohofer theksoi, "se në këtë procedurë nuk ka për të ndryshuar asgjë."
Takim në Maltë
Në 12 muajt e fundit kanë ardhur 561 refugjatë të shpëtuar në det nga Italia në Gjermani. Për të gjetur një zgjidhje për refugjatët e shpëtuar në det, Malta ka ftuar më 23 shtator përfaqësues nga Gjermania, Franca, Italia dhe presidentja e radhës së BE, Finlanda për të diskutuar në Vitoriosa lidhur me një kuotë të përkohshme shpërndarjeje.
Kështu lihen mënjanë idetë e Seehoferit për të dërguar refugjatët fillimisht në zona pritëse për të trajtuar procedurën e azilit në vendet e Afrikës Veriore. "Për këtë duhen dy vende afrikane, që e mbështesin këtë, dhe ato nuk ekzistojnë", tha ai. Në tetor do të paraqitet propozimi i vendeve të ftuar në Malta para Këshillit Europian. "Pritshmëria është që të bashkohen shtete të tjera", ka thënë Seehofer. Italia dhe Malta kanë ndaluar herë pas here hyrjen e migrantëve të shpëtuar në det në portet e tyre.
la/cgn/mak (afp, dpa)