1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania ndahet nga Helmut Kohl

Nina Niebergall
2 Korrik 2017

Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl, kancelari i bashkimit të Gjermanisë prehet tani në vendlindjen e tij në Pfalc, në Speyer. Gjatë meshës në katedralen e Speyer kupola e kishës rrezatonte ngjyrat e flamurit europian.

https://p.dw.com/p/2fmHy
Speyer Dom Trauerfeierlichkeiten für Altkanzler Kohl
Fotografi: Reuters/A. Dedert

„Po ndahemi nga një burrë shteti, që e donte vendlindjen e tij, Pfalcin dhe atdheun e tij Gjermaninë", tha ipeshkvi Karl-Heinz Wiesemann, i cili hapi meshën e së shtunës në katedralen e Speyer në nderim të ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl. Shumë flamuj gjermanë, europianë dhe të landit të Pfalcit valaviteshin në Speyer. Shumë gjëra të kujtojnë, se Helmut Kohl nuk ishte vetëm gjerman e bir i Pfalcit, gjerman por edhe europian e kozmopolit.

Speyer Dom Trauerfeierlichkeiten für Altkanzler Kohl
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Murat

Në mesin e 1.500 të ftuarve në katedralen e Speyer nuk ishin vetëm politikanë gjermanë, si kancelarja Angela Merkel, presidenti Frank-Walter Steinmeier, kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Junker, por edhe ish-presidenti, Bill Clinton.

Në mes të Junckerit dhe Clintonit qëndronte e veja e Helmut Kohlit, Maike Kohl-Richter. Me ose pa qëllim zgjedhja e vendit ndoshta pasqyroi edhe debatin e ditëve të shkuara. Kohl-Richter kishte refuzuar një ceremoni shtetërore për bashkëshortin e saj dhe në vend të kësaj kishte mbështetur një ceremoni të përmortshme europiane, ku fillimisht kancelarja gjermane nuk duhej të mbante fjalim. Shumë politikanë gjermanë u shprehën kundër këtij qëndrimi.

Grindje familjare në kohë zie

Speyer Trauerfeierlichkeiten für Altkanzler Kohl, Bill Clinton und Maike Kohl-Richter
Fotografi: Getty Images/S. Gallup

Edhe grindja familjare në familjen e Kohlit nuk u harrua në ato orë zie në katedralen e Speyer. Djemtë e Helmut Kohlit, Walter dhe Peter nuk u panë në katedrale. Kjo grindje errësoi ditët e shkuara aktivitetet përkujtimore për kancelarin legjendar. Djali i Kohlit e kishte refuzuar që babai nuk po varrosej pranë bashkëshortes së parë, Hannelore. Ipeshkvi Wiesemann nuk e preku drejtpërdrejt grindjen familjare, por thotë se „ai i njihte trillet dhe vështirësitë e tij, e dinte që kishte arritur shumë, por edhe se për këta gjëra të tjera duhet të vuanin. Nënkuptoi me këtë ipeshkvi familjen e Helmut Kohl?

Speyer Dom Trauerfeierlichkeiten für Altkanzler Kohl
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Dedert

Në katedralen e Speyer ipeshkvi Wiesemann kujton simbolikën e vendit. Këtu u fsheh Helmut Kohl në vitin 1943 nga bombat e forcave aleate. Në vitin 1998 këtu u zhvillua ceremonia e largimit si kancelar gjerman, tre vite më vonë po këtu ai u nda nga bashkëshortja e tij, Hannelore, e cila kreu vetëvrasje pas një sëmundjeje të gjatë. Në katedralen e Speyer Helmut Kohl solli personalitete nga e gjithë bota, kryeministren britanike, Margaret Thatcher por edhe presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik, Michail Gorbatshov.