1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania i hap dyert për punë qytetarëve nga vendet fqinjë & Populistët e djathtë suedezë, prioritet folklorit & Turqi - Homoseksualët në provë

5 Nëntor 2010
https://p.dw.com/p/Pzmv

Gjermanët i druhen rënies drastike të çmimit të orës së punës në vend. Në vitin 2004, Britania e Madhe dhe Irlanda i hapën dyert e tyre për punëtorë nga Polonia, Çekia dhe Sllovakia, pasi këto vende u pranuan në BE. Kurse Gjermania do t'ua lejojë punësimin qytetarëve të këtyre vendeve që prej 1 majit të vitit 2011. Ludger Kaczimierzcak informon:

Ku ju shkon mendja kur dëgjoni shprehjen "kulturë suedeze"? Te Ingmar Bergman, Stieg Larsson apo baleti Cullberg? Partia populsite e djathtë Demokratët e Suedisë, e cila hyri për herë të parë këtë tetor në parlamentin suedez, kërkon më tepër mbështetje financiare për shoqatat folklorike dhe grupet e këngës dhe të valles popullore, të cilat i konsiderojnë si kulturë të mirëfilltë suedeze. Agnes Bührig nga Stockholm:

Ushtria turke ka koleksionin më të pasur me pornografi meshkujsh homoseksualë. Arsyeja: meshkujt homoseksualë nuk pranohen në kazerma, në qoftë se vërtetojnë prirjen e tyre seksuale, e cila në Turqi konsiderohet sëmundje. Por për ta bindur ushtrinë që nuk janë simulantë, ata duhet të tregojnë videon. Auron Dodi me një përmbledhje nga agjensitë.

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi