1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania dhe Franca i mbështesin përpjekjet e trojkës për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën

10 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BeR2
Gjermania dhe Franca i mbështesin përpjekjet e trojkës për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën. Kjo u theksua edhe një herë në përfundim të konsultimeve franko-gjermane në Mezeberg, pranë Berlinit, i tha një zëdhënës i qeverisë Deutsche Welle-s. Dy vendet më të mëdha të BE-së duan të ruajnë gjithsesi unitetin evropian. Se ç'do të ndodhë nëse negociatat dështojnë, këtë nuk duan ta parashikojnë ende shefat e Francës dhe Gjermanisë. Në të ashtuquajturat konsultime franko-gjermane, merrnin pjesë edhe ministrat e jashtëm të dy vendeve, ai francez, Bernard Kushner dhe ai gjerman, Frank-Valter Shtajnmajer.