1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania arrin kuotën 60% të vaksinimit të popullsisë

28 Gusht 2021

Ministria e Shëndetësisë në Gjermani e publikoi shifrën të shtunën. Më shumë se 50 milionë gjermanë e kanë marrë ndërkohë dozën e dytë të vaksinimit.

https://p.dw.com/p/3zbXE
Coronavirus - Impfung beim Kinder- und Jugendarzt
Fotografi: Fabian Sommer/dpa/picture alliance

Më shumë se 60% e njerëzve në Gjermani janë të vaksinuar plotësisht kundër virusit Corona. Dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë afërsisht 50 milionë vetë në Gjermani, që do të thotë 60,1% e popullsisë. Njoftimi erdhi nga Ministria e Shëndetësisë në Gjermani të shtunën. Kurse 65% ose 54 milionë vetë janë vaksinuar të paktën një herë.

Sondersitzung des Bundestags - Jens Spahn
Fotografi: Kay Nietfield/dpa/picture alliance

Kuota e vaksinimit ndryshon sipas landeve. Në Bremen për shembull janë vaksinuar më shumë se 74% e qytetarëve. Kurse në Saksoni kjo kuotë është më e ulët, rreth 54% e qytetarëve janë vaksinuar në këtë land njëherë, 51,4% dy herë. "Çdo vaksinë na ndihmon që ta kalojmë së bashku me shëndet të mirë vjeshtën dhe dimrin”, shkroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) në twitter.

 

la/ag