1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çfarë detyrash e presin qeverinë e re?

Jeanette Seiffert / Eliana Xhani22 Shtator 2013

Cilido qoftë konstelacioni i qeverisë së re gjermane, atë e presin shumë çështje të pazgjidhura. Një listë e detyrave më të rëndësishme pas zgjedhjeve parlamentare.

https://p.dw.com/p/19lwt
Fotografi: picture-alliance/ZB

Në fushata elektorale për politikë flitet vërtet shumë, por nuk bëhet shumë. Vendime të rëndësishme mbetën pezull muaj me radhë dhe aq më urgjente bëhen ato tani në vjeshtë. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për një temë qendrore të politikës së jashtme, për të cilën javët e kaluara preferohej të heshtej.

Si do të vazhdohet më tej në krizën e euros?

Do të rikthehet kriza? - Protesta kundër kursimeve në Spanjë
Do të rikthehet kriza? - Protesta kundër kursimeve në SpanjëFotografi: Reuters

Një gjë është e sigurt që tani: kriza e euros po bën vetëm një pushim, ndoshta shumë shpejt pas zgjedhjeve ajo do të jetë përsëri në qendër të lajmeve. Vërtet ekonomia në disa vende evropiane në krizë është përmirësuar disi, por Greqia vështirë se do të ngrihet dot vetë në këmbë. Borxhet e shtetit prej rreth 300 miliardë eurosh janë një barrë shumë e rëndë.

Edhe vetë ministrit të Financave Wolfgang Schäuble (CDU), iu desh të pranonte së fundi: "Për Greqinë duhet të ketë edhe një tjetër program. Kjo i është thënë opinionit në Bundestag vazhdimisht." Institute prestigjioze të ekonomisë presin që vendet e BE-së të vendosin më e vonëta në fund të këtij viti, për masa të reja ndihme. Pra ky do të jetë një kantier i madh pune për qeverinë e re gjermane.

Buxheti gjerman: kursim apo më mirë dhurata elektorale?

Kursime po ku?
Kursime po ku?Fotografi: picture-alliance/dpa

Është e vërtetë se Gjermanisë i shkojnë punët më mirë se pjesës më të madhe të shteteve të tjera të BE-së, ekonomia është gjallëruar, të ardhurat fiskale janë më të larta se kurrë më parë. E megjithatë shteti gjerman ka më shumë se 2,1 bilionë euro borxhe dhe çdo vit shpenzon më shumë se sa arkëton. Edhe shumë prej landeve gjermane kanë borxhe të larta, shumë qytete dhe komuna janë plotësisht të falimentuara. Në të vërtetë të gjitha partitë duan ta ndryshojnë këtë situatë.

Por si të arrihet kjo? Me më shumë kursime apo me rritje tatimesh? Socialdemokratët dhe ekologjistët kanë njoftuar se të paktën nga njerëzit që fitojnë shumë do të kërkojnë më shumë taksa. Kristiandemokratët dhe liberalët (FDP) nuk e duan këtë në asnjë mënyrë. Lidhur me këtë, në duelin në televizion me sfiduesin e saj socialdemokrat Peer Steinbrück, Kancelarja Angela Merkel tha: "Planet për rritje të tatimeve, të socialdemokratëve dhe ekologjistëve, mbartin rrezikun e keqësimit të situatës së mirë në të cilën ndodhemi."

Në të njëjtën kohë pjesa më e madhe e partive duan të shpenzojnë më shumë para, për projektet që kanë për zemër. CDU për shembull do pensione më të larta për nënat, socialdemokratët dhe ekologjistët duan të shpenzojnë më shumë për arsimin dhe më shumë vende në kopështe fëmijësh, partia E Majta do të ofrojë më shumë shërbime sociale.

Më shumë drejtësi po si?

Tema e drejtësisë do të luajë një rol të madh edhe pas zgjedhjeve parlamentare. Këtu ka disa kantiere pune. Në krye është drejtësia në arsimim: çdo fëmijë duhet të gëzojë të drejta të barabarta. Aktualisht në Gjermani nuk është kështu: një nxënës që vjen nga një familje me arsim, ka shans shumë më të madh të përfundojë maturën se sa një nxënës nga një familje pa arsim. Edhe pyetja për shpërblimin e drejtë për punën është shumë lart në listën e temave: "Ka shumë njerëz që punojnë gjithë ditën por nuk marrin pagë të mjaftueshme për të përballuar jetesën", thekson kandidati socialdemokrat për kancelar, Peer Steinbrück. A duhet të ketë pra një pagë minimale për të gjithë punëmarrësit në gjithë Gjermaninë?

Energjia e së ardhmes: sa duhet të kushtojë ajo?

Energji e pastër por e shtrenjtë?
Energji e pastër por e shtrenjtë?Fotografi: picture-alliance/dpa

Qëkurse dy vjet më parë u vendos e ashtuquajtura kthesë në politikën energjetike, në Gjermani kanë lëvizur shumë gjëra: ndërkohë 23 për qind e rrymës përftohet nga energjia diellore, mullinjtë e erës apo gazi biologjik. Objektivi është që deri në 2015 volumi i rrymës së përftuar nga këto burime, të jetë në 35 për qind. Por në shumë hallka ka probleme: para së gjithash mungojnë linjat e nevojshme për të përçuar rrymën aty ku nevojitet.

"Asgjë nuk ecën përpara", kritikon kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve Frank-Walter Steinmeier: "Kthesa energjetike ka ngecur në vend përpara se të fillojë mirë." Veç kësaj ajo i kushton qytetarëve gjithnjë e më shumë para: rryma nga energjia diellore apo eolike financohet pjesërisht nga një shtesë mbi çmimin, e cila paguhet nga konsumatori i rrymës.

Çështja e refugjatëve: kush mund të qendrojë për sa kohë në Gjermani?

Flüchtlinge gehen am 01.09.2012 im Grenzdurchgangslager Friedland (Niedersachsen) durch eine Unterkunft. Foto: Swen Pförtner/dpa pixel Schlagworte unterkunft , grenzdurchgangslager , asylbewerber , .Flüchtlinge , ausländer , flüchtlingsunterkunft , .lni ***FREI FÜR SOCIAL MEDIA***
Dyer të hapura? - Azil refugjatësh në Friedland.Fotografi: picture-alliance/dpa

Me krizën në Siri kjo temë është zhvendosur mjaft lart në axhendën e politikës gjermane. Qindra mijëra vetë në Siri janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe nga Gjermania pritet të pranojnë një pjesë të refugjatëve. Si fillim do të jenë 5.000 vetë, por ky numër është relativisht i vogël në krahasim me numrin e madh të banorëve të Gjermanisë. Megjithatë që tani ka polemika se ku do të strehohen ata dhe si do të jetojnë atje: në disa vende qytetarët nuk pranojnë që në lagjet e tyre të strehohen shumë njerëz në azile të mëdha refugjatësh.