1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani - Danimarkë 0:1

29 Mars 2007

Kombëtarja gjermane humbi në ndeshjen miqësore ne futboll kundër Danimarkës me rezultat 0:1.

https://p.dw.com/p/AsIh
Gjermania fiton ndaj Çekisë 2:1
Gjermania fiton ndaj Çekisë 2:1Fotografi: AP

Golin e vetëm danezët shënuan nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes. Kryetrajneri Joahim Löv i dha shansin të luajnë lojtarëve të cilët në ndeshjet zyrtare nuk janë në ekipin e parë. Në formacion e Gjermanisë nuk ishte pothuajse asnjë prej lojtarëve standard.

Krahasuar me ndeshjet e të shtunës kur Gjermania mundi Çekinë, në formacion ishte vetëm një lojtar. Shansin për afirmim më së miri e shfrytëzuan portjeri Robert Enke dhe sulmuesit Shlaudraf i Alemania Ahen dhe Helmes i Këlnit, që bën gara në ligën e dytë.