1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjenerali amerikan, David Petrous informon mbi situatën aktuale në Irak

11 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/BebH

Në një seancë te zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve, Komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali Devid Petrous (David Petraeus), tha se është i mendimit që forcat amerikane mund të pakësohen deri vitin e ardhshëm, në nivelet para shtimit të trupave të kohëve të fundit. Kjo do të thotë që deri në mesin e vitit të ardhshëm të tërhiqen 30 mijë ushtarë dhe rreth 130 mijë të tjerët të vazhdojnë të qëndrojnë të stacionuar. Ai paralajmëroi se largimi i parakohshëm i trupave nga Iraku do të sillte përkeqësimin e gjendjes atje dhe se vendi do të binte përsëri në duart e Al-Kaidës dhe grupeve të tjera terroriste.