1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjendje kritike në Irak, numri i të vrarëve rritet çdo ditë

18 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Axl0

Bagdad: Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se trupat amerikane kanë vrarë 10 militantë dhe kanë arrestuar mbi dhjetë të tjerë në operacionet që kanë në shënjestër rrjetin e Al-Kaidës në mbarë Irakun. Një shpërthim kamikaz ka tronditur dje një qendër rekrutimi të policisë në Falluxha. Si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të vrarë gjashtë persona dhe mbi 14 të tjerë të plagosur. Lajmin e bëri të ditur policia lokale irakiane. Po dje është gjetur edhe kufoma e një gazetari të njohur irakian, i cili u rrëmbye javën e kaluar në Bagdad. Vrasja e tij e ka çuar në 28 numrin e gazetarëve të vrarë në Irak që nga fillimi i këtij viti.