Gates në Turqi - Ofensiva turke kundër kurdëve tema kryesore
28 Shkurt 2008Përveç kësaj ushtria turke lejohet të sulmojë vetëm bazat e PKK-së, tha ministri i mbrojtjes i SHBA, Robert Gates pas një takimi me homologun turk Veçdi Gënyl në Ankara. Turqia edhe sot refuzoi të përcaktojë një plan kohor për operacionin në Veri të Irakut.
Turqia duhet të sqarojë objektivat, kapacitetin dhe kufijtë e misionit. Lufta kundër PKK-së duhet të shoqërohet me mjete ekonomike dhe politike, sepse "vetëm kështu mund të ndalet terrorizmi" tha ministri i mbrojtjes i SHBA, Robert Gates në Ankara.
"Për ne është e rëndësishme që t´i bëjmë të qartë qeverisë së Turqisë se cilat janë interesat tona rreth situatës në Irak dhe çfarë është e rëndësishme për të mbrojtur interesat e SHBA dhe të Turqisë, sepse ne kemi interesa të përbashkëta këtu. Unë mendoj, se këto interesa nuk mund të avancojnë duke kërcënuar apo duke rezikuar procesin politik."
Zëdhënësi i PKK-së Ahmed Deniz i tha agjencisë së lajmeve Aswat al-Irak, se trupat turke të enjten janë përpjekur të marrin një majë mali në kufirin mes provincës Erbil dhe Dohuk. Jo larg rajonit Al-Amadija pati shkëmbime zjarri me luftëtarët e PKK-së, që kanë vrarë 15 ushtarë turq. Zëdhënësi tha, se trupat pas kësaj u tërhoqën dhe sulmuan me helikopterrë zonën përreth malit Schirien. Zëdhënsi nuk deklaroi të dhëna mbi humbjet nga radhët e PKK-së.