Garat sportive të fundjavës
26 Korrik 2009Gara për Çmimin e Madh të Formula 1 në Hungari
Piloti i Fomula 1, Felipe Massa pas një aksidenti të rëndë gjatë kualifikimit për Çmimin e Madh në Hungari i është nënshtruar një operacioni në kokë. Sipas ekipit të tij, operacioni ka përfunduar me sukses. Por Massa qëndron në mbiqkyrje në një pavion reanimacioni. Sipas buletinit mjekësor të spitalit AEK të Budapestit, ku u operua piloti i Ferrarit ishte në gjendje kritike.
***
Kampionati i notit në Romë
Notarja gjermane për distanca të gjata Angela Maurer ka fituar në garën 25 km në Romë, ku po zhvilohet Kampinati Botëoror i notit. Kjo është medalja e tretë e artë për ekipin gjerman.
***
Çiklizëm - "Tour de Francë"
Spanjolli Juan Manuel Garate ka fituar etapën e 20-të në garën e çiklizmit "Tour de Francë" në Mont Ventoux.
DW/DPA/MCK/VFB