Galeri fotografike : Zgjedhjet 2009
Zgjedhjet parlamentare
Zgjedhje pritet të jenë më të monitoruarat deri më sot. Në terren do të angazhohen rreth 5 mijë vëzhgues vendas e të huaj.
Zgjedhjet "test demokracie"
Këto zgjedhje vlerësohen si test demokracie. Shqipëria synon antarësimin në BE dhe ka paraqitur kërkesën për hapjen e procedurave përkatëse.
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Katër koalicione partish, dy të djathta dhe dy të majta, do të kërkojnë këtë të dielë, më 28 qershor, votën e qytetarëve të Shqipërisë. Vota e tyre do të zgjedhin 140 deputetët e Parlamentit, dhe do të përcaktojë përbërjen e qeverisë së katër viteve të ardhshme.
Partitë e vetme të nevojshme
Sipas ekspertëve, me aplikimin e kodit të ri elektoral për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si demokratët edhe socialistët, në rast fitoreje do të kenë nevojë të afrojnë edhe partitë që do të konkurojnë të vetme.
Pack: Demokracia duhet mësuar
"Në pesë vitet e fundit në Shqipëri ka ndryshuar shumëçka për mirë, thotë eurodeputetja gjermane Doris Pack.
Zgjedhjet parlamentare
Shqipëria po ndryshon është sllogani elektoral i Partisë Demokratike në pushtet.
Koalicionet e majta
Një nga koalicionet e majta është "Aleanca Socialiste për Integrim", e përbërë nga 5 parti dhe e drejtuar nga LSI, e ish kryeministrit Ilir Meta.
Zgjedhjet parlamentare
Me sistemin e vjetër u zhvilluan 6 zgjedhjet e përgjithshme paraardhëse, që përfshijnë periudhën 1992- 2005. Zgjedhjet e 28 qershorit janë të parat që do të zhvillohen me sistemin e ri rajonal - proporcional.
"Aleanca për ndryshim"
Koalicioni i djathtë "Aleanca për ndryshim" i kryesuar nga Partia Demokratikie në pushtet, është më i madhi. Në të marrin pjesë 17 parti.
Koalicionet e majta
Dy koalicionet e majta janë: "Bashkimi për Ndryshim" me katër parti pjesëmarrëse, i kryesuar nga PS dhe "Aleanca Socialiste për Integrim", e përbërë nga 5 parti dhe drejtuar nga LSI, e ish kryeministrit Ilir Meta.
Zgjedhje parlamentare në Shqipëri
Ndryshimet në kodin elektoral ofrojnë një sërë ndryshimesh thelbësore, që nga procedura e votimit dhe deri tek numërimi i fletëve të votimit nën vëzhgimin e kamerave televizive.
"Poli i Lirisë"
LZHK-ja është pjesë e koalicionit elektoral të së djathtës "Poli i Lirisë".