1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futbollistët serbë në klubet shqiptare & Kthimi i refugjatëve kroatë në Republikën Srpska

12 Mars 2011
https://p.dw.com/p/R8iZ

1. Në superligën futbollistike të Shqipërisë vitet e fundit është kthyer në një fenomen normal aktivizimi i lojtarëve nga Serbia. Më i fundit prej tyre është Milovan Miloviq, i cili erdhi në fillim të këtij viti tek kampionët në fuqi të "Dinamos" nga klubi i futbollit të "Vojvodinës". Familjarizimi i i tij për një kohë të shkurtër me terrenin shqiptar ka një arësye favorizuese. Sepse më herët tek "Dinamo" e Tiranës luajnë dhe dy bashkëkombasit Mlladen Brkiq dhe Marko Putinqanin.

2. Në Republikën Srpska janë kthyer vetëm pesë për qind e kroatëve, ndërsa në Zhupaninë e Posavinës ende të parindërtuara janë rreth 1400 shtëpi. Shumica e njerëzve të cilët kanë jetuar më parë atje tani jetojnë në Kroaci, Zvicër apo Gjermani.