1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriketi - Lojtarët jo sportistë të mirëfilltë

André Leslie / Elona Elezi18 Korrik 2012

Një nga sportet më popullore verore në botë, kriketi, i cili ndiqet nga 2 milion njerëz në Azi dhe Commonwealth nuk ka tërhequr as vëmendjen e medias.

https://p.dw.com/p/15ZFP
Fotografi: AP

Në fakt skuadra gjermane kombëtare e kriketit është thuajse krejtësisht e panjohur për publikun. Dilshan Rajudeen është kapiteni dhe trajneti i ekipit të CC Bon. Ai është me origjinë nga Sri Lanka, vend në të cilin ka luajtur kriket si profesionist. Për të, përshtatja për të luajtur në Gjermani deshi pak kohë.

“Niveli këtu në Gjermani është shumë më i dobët se ai që unë luaja në Sri Lanka – do thoja që është në kategorinë e katërt," thotë lojtari Dilshan Rajudeen. 27-vjeçari jeton përkohësisht në Gjermani. Në 2008-ën ai nisi të luante për ekipin kombëtar. Sipas rregullave të trupës qeverisëse botërore të kriketit, Këshilli Ndërkombëtar i Kriketit, rezidentët e përkohshëm që kanë jetuar prej 4 vjetësh në vendin e tyre të ri, mund të kualifikohen për skuadrën kombëtare.

Lojtarët jo sportistë të mirëfilltë

Dilshan thotë se shumë nga shokët e tij të skuadrës shpesh kanë probleme që të shkëputen nga puna e të gjejnë kohën për t´u stërvitur, madje edhe për të luajtur në ligë. Shumë prej tyre kanë punë që paguhen pak, ku punojnë gjatë natës dhe në fundjava. Zakonisht, ata janë të vetmit që sigurojnë bukën e gojës për familjet e tyre.

Shumë nga lojtarët janë shoferë taksish dhe punojnë në restorante. Ata kalojnë orë të vështira dhe punojnë shumë fort, për të fituar ca para. Shumë nga lojëtarët e skuadrës kombëtare po ndeshen me këtë problem, thotë Brian Mantle, Menaxheri i Përgjithshëm i Shoqatës së Kriketit Gjerman, DCB. Shumë nga lojtarët e kanë origjinën nga kontinenti ku kriketi luhet në një nivel shumë më të lartë dhe përfaqësojnë shtetin e tyre të ri në një bazë krejtësisht të papaguar. Brian Mantle shpjegon se pse lojtarët e kriketit kalojnë periudhë të vështirë për të jetuar në Gjermani.

„Kjo vjen ngaqë njerëzit nuk e dinë se çfarë është kriketi. Ata e ngatërrojnë me sporte të tjera. Unë jam një djalë i madh, jam afërsisht 2 metër i gjatë. Kur dëgjojnë se jam një fans i kriketit ata zakonisht me pyesin se sa është e vështirë është kjo për kalin, sepse mendojnë që është polo. Ose mendojnë se është kroket“.

Kricket Weltmeisterschaft Indien 2011
Kampionati Botëror i Kriket në Indi në 2011Fotografi: picture-alliance/empics

Mungesa e informacionit

Shumë pak njerëz e dinë që kriket është luajtur seriozisht në Gjermani për më shumë se 100 vite. Fillimisht ndeshjet e kriketit organizoheshin nga „Shoqata e Kriketit dhe Futbollit Gjerman“, paraardhës të Bundesligës së famshme gjermane sot. Por veçanërisht gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, popullariteti i kriketit në Gjermani u zbeh ndjeshëm. Këto kohë në Gjermani ekzistojnë 80 klube kriketi. Shumë nga lojtarët vijnë nga jashtë – ndërsa vendasit vazhdojnë të përballen me identifikimin e këtij sporti. Db ofron kurse në të gjithë vendin, por për shkak të kufizimeve financiare është e vështirë për të rritur ndërgjegjësimin, thotë Mantle.

„Kemi pasur suksese të vogla, por është një proces i ngadaltë. Në popullsinë e re gjërat po lëvizin më shpejt se në brezat e vjetër. Unë mendoj se nëse hedh një vështrim në kriketin e 20 viteve do të shihni më tepër gjermanë të përfshirë, më shumë njerëz të quajtur Schmidt dhe Müller përshembull, të cilët luajnë kriket“.

Kriket vs. Futboll

Mantle mendon se çelësi është që sporti të mbulohet më tepër nga mediat vendase. Por gjithashtu ka nevojë edhe për sponsorë – mbi të gjitha- të ketë një mbështetje më të mirë për skuadrën kombëtare. Duke ndjekur sukseset më të fundit, skuadra është ngjitur në vendin e 39 në renditjen botërore. Për momentin, shumica e parave të Shoqatës së Kriketit Gjerman vijnë nga Këshilli Ndërkombëtar i Kriketit. Por mundësia që kriketi të arrijë të njëjtin nivel të popullaritetit me futbollin është thuajse joreale në Gjermani, thotë Mantle.

„Nuk ka asnjë njeri në kriketin gjerman që të synojë për këtë gjë. E gjithë çka duam është që kur të flas për kriketin, njerëzit të mos më pyesin për kalin“. Tingëllon si një dëshirë e vogël, por kjo do të dojë shumë në Gjermani – në një vend që, siç është parë nga kampionatet e fundit europianë, qartësisht futbolli adhurohet më shumë se gjithçka.