1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll - Rezultatet aktuale të Bundesligës

15 Prill 2007

Tabela e klasifikimit pas ndeshjeve të së shtunës (14.04) kryesohet nga Shalke 04.

https://p.dw.com/p/AsIa
Nga ndeshja Shalke 04 - FSV Mainc
Nga ndeshja Shalke 04 - FSV MaincFotografi: AP

Shalke 04 dhe VfB Shtutgart në garën për titullin e kampionit kombëtar kanë avancuar me pikë. Kryesuesi i tabelës nga Gelzenkirheni, Shalke 04 duke fituar 3:0 në ndeshjen të shtunën me FSV Mainc, e parafundit kjo në talebën e klasifikimit, ka konsoliduar pozicionin në vend të parë. Shtutgarti pas fitores 2:1 me Hanoverin sërish ka dalë në vendin e dytë. Të tjera rezultate nga ndeshjet e së shtunës janë: Nyrnberg - Ahen 1:0, Kotbus - Volfsburg 3:2, Bielefeld - Frankfurt 2:4 dhe Bohum - Berlin 1:3. Të djelën luan Mynihu me Leverkuzenin dhe Dortmundi me Bremenin.