1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll kundër varfërisë!

Kerstin Hermes22 Dhjetor 2005

Zidane dhe Ronaldo - ambasadorë të OKB-së

https://p.dw.com/p/AsJz
Fotografi: AP

Zidane, Ronaldo, Ribaldo, Kluivert - këta janë vetëm disa emra nga yjet që do të luajnë në ndeshjen "Loja kundër varfërisë" në Dyseldorf. Zidane dhe Ronaldo kanë ftuar edhe këtë vit për të tretën herë radhazi shokët e tyre, për të luajtur. Ndër ta ndodhet edhe trajneri i skuadrës kombëtare të Hungarisë, Lotar Mateus dhe Rudi Völler. "Kjo është një lojë për një qëllim të mirë. Ne sigurisht që jemi të gatshëm të ndihmojmë dhe jam i lumtur që kanë ardhur kaq shumë sportistë. Unë na uroj ne të gjithëve një lojë sa më të mirë dhe me shumë gola" - thotë Völler.


Futbollistë me famë si Dimitar Berbatov, Johan Micoud und Daniel van Buyten luajnë gjithashtu në arenën e Dyseldorfit dhe mbështesin me këtë lojë projekte të rëndësishme për zhvillimin në Azi, Amerikë Latine dhe Afrikë. Van Buyten është ftuar shpesh nga Zinedine Zidane, që të marrë pjesë në këto ndeshje: "Unë jam shumë krenar, por këtu flasim edhe për familjen time. Ata do ta shohin të gjithë këtë ndeshje dhe do të jenë krenarë kur të shohin djalin e tyre mes kaq shumë yjesh futbolli" - thotë Zidane.

Qëllimi i ndeshjes miqësore është që sulmuesi brazilian Ronaldo dhe superstari francez Zidane, të cilët janë edhe ambasadorë të programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillim UNDP, t'a mobilizojnë opinionin publik që të angazhohet në luftën kundër varfërisë në botë.