1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Futboll: Java III e kampionatit gjerman

29 Gusht 2005

Bajerni kryeson me pikë të plota

https://p.dw.com/p/AsKY
Skela në dyluftim me Fringsin e Bajernit të Mynihut. Fotografi e muajit prill derisa Skela luante ende për Bilefeldin.
Skela në dyluftim me Fringsin e Bajernit të Mynihut. Fotografi e muajit prill derisa Skela luante ende për Bilefeldin.Fotografi: AP

Në kampionatin gjerman Ervin Skela vulosi këtë fundjavë fitoren e Kaizerslauternit në Këln duke e shndërruar me gjakftohtësi njëmbëdhjetmetëshrin e dhënë në kohën shtesë. E veçanta këtu është se Skela shënoi kundër ekipit që drejtohet nga ish-trajneri i tij në Bilefeld Uwe Rapolder. Me 6 pikë ekipi i Skelës është ngjitur në vendin e pestë.

Edhe Famtir Vata pati sukses dje me Arminia Bilefeldin, madje ai morri edhe njëmbëdhjetmetërshin e parë pas një ndërhyrjeje të parregullt në gjashtëmbëdhjetëshe.

I vetmi ekip me tri fitore është Bajerni i Mynihut që mundi Hertën e Berlinit 3:0. Ndjekësit e drejtpërdrejtë: Verder Bremen, Hamburg, Shalke nuk morrën më shumë se barazime.