1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fuqia e dallgëve

Lauren Frayer/ Amarildo Topi6 Prill 2013

Forca e dallgëve në Gjirin Biscay në Spanjë është shfrytëzuar më shumë nga sërfistët, por inxhinierët spanjollë kanë gjetur një mënyrë se si ta shfrytëzojnë këtë forcë të natyrës.

https://p.dw.com/p/18AkG
Fotografi: Lauren Frayer

Dallgët e mëdha përplasen shpesh me brigjet e fshatit Mutriku në veri të Spanjës në bregun Bask. Vendi është shumë i rrezkishëm. Uji disa herë madje ka hyrë në shtëpitë e banorëve derisa qeveria ndërtoi një pengesë betoni disa vite më parë.

Sot banorët mund të bëjnë shëtitije sipër pritës së valeve, që është një strukturë betoni e gjatë më shumë se katër fusha futbolli. Të fshehur në brendësi të saj shkencëtarët spanjollë përpiqen të përfitojnë energji nga dallgët e fuqishme në Gjirin Biscay.

Gloria Etxebarria është një teknike e energjisë së rinovueshme e specializuar në elektricitetin e gjeneruar nga dallgët. "Qeveria vendosi të ndërtojnë një strukturë frenuese tëj valëve për të mbrotjur portin e Mutrikut. Dhe për të përdorur këtë investim ne vendosëm të shrytëzojmë energjinë e valëve", thotë ajo për DW.

Wellenkraftwerk in Spanien
Gjiri BiscayFotografi: Lauren Frayer

Fuqia e ujit

Spanja është duke eksploruar këtë formë të re të prodhimit të energjisë, ndërkohë që ka bërë shumë investime në energjinë diellore dhe atë të përftuar nga era. Çdo dallgë shkon në stacionin e Mutrikut ku 16 turbina kthejnë fuqine e tyre në energji elektrike. Uji i kripur do t'i shkatërronte menjëherë turbinat, që do të kërkonin riparime shumë të shtrenjta, por në vend të ujit, në turbinë shkon ajër i presuar, i krijuar nga forca shtytëse e valëve.

Stacioni i Mutrikut u lidh me sistemin shpërndarës të Energjisë në Spanjë në vitin 2011, duke e kthyer në stacionin e parë në Europë që prodhon energji nga valët. Që prej atëherë teknologji e njëjtë është përdorur në brigjet e Skocisë dhe Azoreve. Stacioni ka një kapacitet prej 300 kilovatësh, çka është mjaftueshëm për të furnizuar vazhdimisht me energji 600 banorët e zonës. Kostoja e ndërtimit të tij u kushtoi 2 milion euro autoriteteve lokale.

Kriza ngadalëson zhvillimin

Kapaciteti i stacionit është shumë i vogël në krahasim me energjinë e prodhuar nga dielli dhe era, që në kushte të favorshme të motit mund të gjenerojë deri në 70% të energjisë elektrike në Spanjë. Por në kushtet e krizës u prek edhe sektori i energjisë së rinovueshme. Qeveria miratoi një dekret që preku edhe energjinë e rinovueshme shpjegon Gonzalo Escribano, ekonomist energjie në Institutin Mbretëror Elcano në Madrid. "Dekreti thotë se stacionet e reja nuk do të mbështeten nga shteti."

Wellenkraftwerk in Spanien
Stacioni filloi të prodhojë energji në vitin 2011Fotografi: Lauren Frayer

Gjatë bumit ekonomik të Spanjës qeveria ofroi kompensime bujare për energjinë e rinovueshme, por ato ditë janë të largëta. Tashmë nuk janë më tërheqës as stacionet gjigande që prodhojnë energji nga dielli dhe as projketet e vogla si ky i Mutrikut. Gjithësesei vazhdimi i krizës ekonomike në Spanjë mund të çojë në kërkimin e formave të reja të energjisë duke parë që kompensimet pëe energjinë nga dielli dhe era nuk janë më. "Kur ke shumë burime energjie duhet t'i shfrytëzosh. Ne gjithmonë do të kemi nevojë për energji, prandaj duhet të ndjekim çdo rrugë drej saj", thotë për DW Escribano.

Shpresat për të ardhmen

Eksperttët mendojnë se do të duhen vite që energjia e rinovushme të konsolidohet. Ndërkohë Spanja është duke kërkuar dëshpërimisht një industri që do të zëvëndësojë të gjitha vendet e humbura të punës në industrinë e ndërtimt, tashmë në kolaps. Papunësia është rritur në nivelin 25%. Energjia e rinovueshme mund të jetë një zgjidhje, edhe pse nuk do të punësohen shumë njerëz dhe do të kërkojë investime të mëdha në ndëritmin e stacioneve.

"Ndërtimi kërkon një kapital më të ulët në fillim dhe krijon më shumë vende pune. Ndërsa energjia e rinovueshme kërkon investime dhe kapital të madh", shpejgon Juan Goicolea, zv/ministër inovacioni dhe teknologjie për qeverinë rajonale Baske, që menaxhon stacionin e Mutrikut.

Wellenkraftwerk in Spanien
Pjesa e gjirit ku shëtisin banorëtFotografi: Lauren Frayer

"Por në fund energjia e rinovueshme do të jetë burim për aktivitete të tjera që mund të hapin vende", thotë Goicolea.

Në fakt sektori i energjisë së rinovueshme shpreson të krijojë 200 mijë vende punë në Spanjë këtë vit dhe 3 milion në gjithë Europën.