1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fukuda zgjidhet kryetar i ri i Partisë Liberaldemokratike në Japoni

23 Shtator 2007
https://p.dw.com/p/Bif5

Partia liberaldemokratike japoneze në pushtet ka zgjedhur në postin e kryetarit të partisë ish-sekretarin e kabinetit Jasuo Fukuda (Yasuo Fukuda). Kështu 71 vjeçari njëkohësisht do të jetë edhe pasues i kryeministrit në dorëheqje Shinzo Abe. Zgjedhja e kryeministrit në dhomën e ulët të parlamentit është shtyrë për të martën. Partia liberaldemokratike ka një shumicë të qartë në parlamentin japonez.