1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

'Fugee Friday' në Tel Aviv dhe 'Fëmijët e çerdheve' në RDGJ

10 Prill 2009
https://p.dw.com/p/HUWh

1. Tel Avivi, kryeqyteti i Izraelit feston 100 vjetorin si qytet. Ndërkohë që për herë të parë në historinë e tij 50 vjeçare Izraeli është bërë destinacioni i refugjatëve jo hebrej: mijëra vetë vitet e fundit kanë mbërritur nga Sudani, vend i tronditur prej luftës, duke e vënë qeverinë përpara një dileme: Duke kujtuar Holokaustin ajo do t´u garantojë strehim refugjatëve, njëkohësisht duhet të parandalohet, që drejt vendit të shenjtë të vërshojnë gjithnjë e më shumë refugjatë të rinj. Ndërsa politika është përfshirë prej pazotësisë, problemin e kanë marrë në dorë shumë lëvizje të krijuara nga rradhët e popullsisë. Një prej këtyre është një grup studentësh të rinj, që çdo të premte shpallin „Fugee Friday" në Tel Aviv. Ina Rottscheidt i shoqëroi ato në një nga veprimtaritë:

2. Ashtu si edhe në Shqipëri,, edhe në RDGJ ngritja e çerdheve për tu kujdesur për fëmijët e vegjël, nga zero deri tre vjeç ka qenë një nga masat e politikës sociale të ndërmarrë nga shteti. Synimet e shtetit për edukimin e fëmijëve lidheshin direkt me nevojën e ngritjen së shoqërisë socialiste. Si ka ndikuar edukimi i hershëm ideologjik i fëmijëve në jetën e tyre të mëpastajme? Njeriu i sotem është produkt i sistemit të djeshëm. Aida Cama sjell disa nga pikat e një studimi të kryer në Gjermani mbi "fëmijët e çerdheve".