1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frontex në mbrojtje të kufirit greko-turk - Komisioni Evropian do të ruajë të dhënat e pasagjerëve - GTZ, projekt në Shqipëri për mbrojtjen e klimës

4 Shkurt 2011
https://p.dw.com/p/QyLw

Në kufirin greko turk janë vendosur që prej muajit nëntor punonjës të agjensisë evropiane për ruajtjen e kufijve, Frontex. Ata ndihmojnë autoritetet greke për sigurimin e kufirit të jashtëm me BE-në. Në mision ndodhen edhe 30 punonjës të policisë federale. Kryekomisari Di Bello ndodhet mes tyre. Steffen Wurzel

Fjala është për 19 të dhëna që Komisioni Evropian kërkon t`i ruajë, të dhëna të pasagjerëve që udhëtojnë nga Evropa jashtë saj ose hyjnë në BE me rrugë ajrore. Këto të dhëna shoqëritë ajrore i marrin gjatë prenotimit të biletave të fluturimit: emri i pasagjerit, adresa ku dërgohet llogaria, mënyra e pagesës, në rastet kur duhet edhe numri i kartës së kreditit, dëshira speciale që njerëzit porosisin kur janë në bord etj. Për udhëtarët e SHBA-së, autoritetet amerikane i kërkojnë tashmë këto të dhëna. Christoph Prössl nga Brukseli:

Ministria gjermane për Bashkëpunim Ekonomik po mbështet një projekt në Shqipëri për sensibilizmin e opinionit në problemet e mbrojtjes së mjedisit dhe efekteve negative nga ndryshimet klimatike. Në qendër është shfaqja e filmave dokumentarë shoqëruar me diskutim ekspertësh dhe përfaqësuesish nga autoritetet e shoqëria civile. Arben Muka

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi