1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Frank-Walter Steinmeier: Në Kosovë nuk duhet të ketë vakum institucional!

Fadil GASHI, Prishtinë26 Janar 2006

Në varrimin e Kryetarit Rugova mori pjesë edhe delegacioni i lartë shtetëror nga Gjermania, i drejtuar nga ministri i Jashtëm Dr. Frank-Walter Steinmeier. Ministri gjerman Steinmeier është takuar me kryeparlamentarin e Kosovës Nexhat Daci, ndërsa ka pasur takime edhe takimet me Oliver Ivanoviqin dhe Veton Surroin e Hashim Thaçin. Ai i tha DW se Presidenti Rugova ishte një figurë që personifikonte unitetin në Kosovë dhe shprehu bindjen se nuk do të lejohej vakum institucional. Steinmeier tha se Qeveria gjermane angazhohet për një Kosovë demokratike dhe multietnike.

https://p.dw.com/p/ArjD
Fotografi: dpa - Bildfunk
Delegacionit shtetor të Republikës Federale të
Gjermanisë në varrimin e Presidenti Rugova, i ka prirë
ministri i Jashtëm gjerman Dr. Frank-Walter Steinmeier.
Ai përbëhej edhe nga ambasadori Johanes Heindel dhe
nga shefi i Përfaqësisë gjermane në Prishtinë, Eugen
Wolfahrt. Delegacioni gjerman në Prishtinë është takuar
fillmisht me kryetarin e Parlamentit të Kosovës Nexhat
Daci, i cili sipas Kornizës Kushtetuese është
njëkohësisht edhe ushtrues i detyrës së Kryetarit të
Kosovës.

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier i
tha DW se presidenti Rugova ishte një figurë uniteti
në Kosovë dhe shtoi se bisedimet e nisura per statusin
e Kosovës sa ishte gjallë ai duhet çuar me tej. Sa i
përket bisedimeve, tha Steinmeier, Qeveria gjermane do të
mbështesë fort zotin Ahtisari dhe do ta forcojë edhe
më tej angazhimin në rajon:

„Ibrahim Rugova ishte simbol dhe do të mbetet simbol i
unitetit të Kosovës, prandaj unë shpresoj se gjatë
këtij viti do të përfundojmë me bisedimet për
zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ne do ta mbështesim
fuqishëm zotin Ahtisari, ndërsa edhe më tej do të
shtojmë angazhimin tonë në rajon.“

Ministri gjerman i jashtëm dr. Frank-Walter Steinmeier
tha se ai shpresonte që posti i Presidentit do të
plotësohet sa më shpejt për të mos mbetur vakum në
insitucionet e Kosovës:

„Shpresojmë që emërimi i Presidentit të bëhet shpejt në
mënyrë që të mos ketë vakum institucional dhe me
qëllim që procesi i filluar i bisedimeve të ecën më
tej. Shpresojmë se bisedimet do të shkojnë tutje edhe
me qëllim që të krijohet një Kosovë demokratike dhe
multietnike, ku njerëzit do të mund të jetonin së
bashku në paqe pa marrë në konsideratë dallimet
etnike.“

Në agjendën e tij ministri gjerman i jashtëm
Steinmeier ka pasur edhe takimet me përfaqësuesin e serbëve
të Kosovës Oliver Ivanoviq si dhe me përfaqësuesit e
opozitës Hashim Thaqi dhe Veton Surroi me të cilët ka biseduar për zhvillmet më të fundit në Kosovë, të krijuara pas vdekjes së Kryetarit Rugova.