1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

201009 Frankreich Selbstmorde

20 Tetor 2009

Pas serisë së atentateve tek France Telecom, drejtimi i koncernit kërkon që të mësojë më shumë për gjendjen shpirtërore të punonjësve duke u dhënë atyre një pyetësor që duhet ta plotësojnë.

https://p.dw.com/p/KBIe
Stresi në punë
Stresi në punëFotografi: bilderbox

102 mijë punonjës të sipërmarrjes morën të hënën (19.10.) në dorë një formular për „Stresin në punë“. 170 pyetjet e pyetësorit që kanë të bëjnë me pakënaqësitë në punë deri tek presionin psikologjik, do të ndihmojnë për të penguar vetëvrasjet e tjera.

Të 50 pyetjet e para nuk janë fare të zakonshme: Sa e madhe është ngarkesa e punës tek France Telecom, sa i pavarur jam unë, sa më më seriozisht mua shefi dhe sa më lavdëron. Dhe pastaj: Sa shpesh ju është dashur të ndërroni vendin e punës në pesë vitet e fundit -apo: A keni përshtypjen, se punoni vetëm për të zbatuar udhëzimet e shefit?

„Formulari është shumë i plotë! Ka shumë pyetje të hollësishme, mua më duket në rregull." …thotë ekonomistja Elisabeth Rivière. Ajo është njëra prej të 100.000 të punësuarve në France Telecom. Megjithëse sipërmarrja ndërkohë nuk drejtohet nga shteti, dy të tretat e punonjësve janë nëpunës - të cilët e kanë më të vështirë të mbrohen ndaj transferimeve. Edhe kësaj punonjëse i duken pyetjet në rregull.

„Këtu është fjala për kushtet e punës, për zhvillimin e karrieres dhe për imponimin në vendin e punës. E qartë është, se është i nevojshëm një inventar i parë. është për të të ardhur keq që u nevojtien 25 vetëvrasje, për të marrë këtë formular."

Stresi në punë
Stresi në punëFotografi: picture-alliance / dpa

Në letrat e ndarjes përmendeshin vazhdimisht eprorët agresivë dhe kolegët te France Telecom. Prandaj për këtë tani ka pesë pyetje: „A ju është bërë presion, apo jeni kërcënuar me dhunë?“, psh.

Formulari është përgatitur nga Technologica, një sipërmarrje, e cila ka përvojë me vlerësimin e klimës në ndërmarrje të mëdha. Menaxherit Jean-Claude Delgènes i janë dashur dhjetë seanca, për të rënë dakord për pyetjet me udhëheqjen e Telecom-it dhe me sindikatat: „Me këtë formular duam të marrin vesh, se cilat janë arsyet për vuajtjet e bashkëpunëtorëve. Pastaj mund të propozojmë në mënyrë shumë më të saktë, se si mund të shmangen këto arsye. Ky është pragu i parë i shkalle, që nga nxjerr nga kriza."

Patrick Ackerman i sindikatës Sud mendon, se kjo e gjitha është e njohur në sipërmarrje. Megjithatë edhe ai është i kënaqur me pyetësorin. „Me këtë pyetësor ne marrim një rezultat objektiv, që në rradhë të parë është i qartë. Sepse ne ndodhemi në mesin e bisedimeve me drejtuesit, dhe ata nuk e kanë kuptuar ende, sa i madh është në të vertetë problemi.“

Dhe kolegu i Ackermanns nga sindikata Sébastien Crozier kritikon, se edhe tani punonjësve nuk u bëhet e qartë, se çfarë roli do të luajnë ata në të ardhmen në sipërmarrje, apo do të dalin nga puna. Pyetje, që për Jean-Claude Delgènes duhen bërë më vonë. „Një e panjohur mbetet: A do të jenë përgjigjur brenda një muajit së paku gjysma e punonjësve?"

Deri me 16 nëntor punonjësit e Telecom-it kanë akoma kohë, që ta plotësojnë anonim formularin.

Autor : Johannes Duchrow / Angelina Verbica

Redaktoi : Aida Cama