1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca rikthehet në NATO; Turqia dhe anëtarësimi në BE

13 Mars 2009

Scheffer: Kthimi i plotë i Francës do ta forcojë NATO-n; Parlamentarë evropianë mendojnë se Turqia nuk do të anëtarësohet në BE në dhjetë vitet e ardhshme

https://p.dw.com/p/HBc2

40 vjet pas largimit, Franca rikthehet tërësisht në strukturat komanduese të Aleancës Atlantiko-veriore, NATO. Me këtë hap ndikimi francez brenda NATO-s do të forcohet, tha presidenti franecez Nikolas Sarkozy. Nuk është më e pranueshme që Franca të dërgojë ushtarët e saj në misionet e NATO-s dhe të qëndrojë jashtë instancave të rëndësishme vendimmarrëse të saj. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jaap de Hoop Scheffer, sqaroi se kthimi i plotë i Francës do ta forcojë NATO-n. Franca u largua në vitin 1966 nga strukturat komanduese të NATO-s nga frika e ndikimit të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nje veshtrim retrospektiv nga Cristoph Hasselbach

Parlamentarët evropianë dhe ish - presidenti i Parlamentit Evropian, Klaus Hänsch mendojnë se Turqia nuk do të anëtarësohet në BE në dhjetë vitet e ardhshme. Ata dyshojnë edhe në dëshirën e Ankarasë për t'i plotësuar kushtet e parapara për anëtarësim në BE. Lidhur me këtë Hanns Ostermann i Radios gjermane DLF bisedoi me Klaus Hänsch.