1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca përballet me papunësi në rritje

Agj/Bahri Cani28 Gusht 2012

Në Francë është numri i të papunëve është rritur në nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit. Autoritetet pohojnë se në këtë vend ka tani rreth 3 millionë të papunë.

https://p.dw.com/p/15xs7
Fotografi: Fotolia/XtravaganT

Vetëm gjatë muajit të kaluar janë regjistruar si të papunë mbi 41.000 persona më shumë se një muaj më parë. Ishte kjo rritja më e fortë e numrit të të papunëve që nga fillimi i krizës në vitin 2008. Ndërkohë që numri i të papunëve në Francë është rritur vazhdimisht në 15 muajt e fundit.

Hollande humbet popullaritet

Presidenti francez François Hollande
Presidenti francez François HollandeFotografi: dapd

Si pasojë, pritet që të shtohet presioni edhe ndaj presidentit François Hollande, i cili gjatë fushatës elektorale pati premtuar se do të luftonte papunësinë. Problemet mund të ashpërsohen edhe më shumë sepse shumë koncerne të mëdha kanë paralajmëruar shkurtime të tjera. Ndër to edhe prodhuesi i autoveturave Peugeot. Në sondazhe po bie popullariteti i presidentit Hollande pikërisht për shkak të mungesës së rezultateve në luftimin e papunësisë por edhe mundësisë që Franca të futet në recesion.

Punonjës të koncernit PSA Peugeot-Citroen protestojnë kundër mbylljes së fabrikës në Aulnay-sous-bois
Punonjës të koncernit PSA Peugeot-Citroen protestojnë kundër mbylljes së fabrikës në Aulnay-sous-boisFotografi: picture-alliance/dpa

Bien ritmet e rritjes ekonomike

Qeveria franceze ndërkohë ka bërë të ditur se edhe rritja ekonomike në këtë vend do të jetë më e ulët se sa që është menduar më parë. Kryeministri Jean-Marc Ayrault tha se është shumë e mundur që të mos arrihet prognoza për rritje ekonomike gjatë këtij viti prej 1,2 %. Shumë ekspertë janë të mendimit se Franca vitin e ardhshëm do të shënojë edhe stanjacion, që do të përkeqësonte edhe më shumë gjendjen e tregut të punës.

Qeveria e presidentit Hollande ka bërë të ditur se këtë javë do të paraqesë një program për uljen e papunësisë dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike.