1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca në udhëkryq

Johanna Schmeller/Auron Dodi19 Shkurt 2014

Në konsultimet qeveritare gjermano-franceze u takuan ministrat e të dyja vendeve. Marrëdhëniet gjermano-franceze ndodhen në krizë - ekonomitë e të dyja vendeve megjithatë nuk mund të bëjnë pa njëra-tjetrën.

https://p.dw.com/p/1BBdh
Fotografi: Reuters

Kolegji evropian ndodhet në një vend piktoresk në Brügge të Belgjikës, në mes të pjesës historike të qytetit. Revista Times e ka quajtur "Harvardin evropian": nëpunës të ardhshëm qeveritarë do të përgatiten këtu, të aftë që të depërtojnë në çdo shkretëtirë paragrafesh dhe për ta formësuar të ardhmen e kontinentit. Realiteti është një tjetër.

"Kur flas sot me studentët e mi, atyre u intereson vetëm nëse do të gjejnë një vend pune", thotë profesori francez i shkencave politike që jep mësim në kolegj, Olivier Kosta. Ai konstaton një ndryshim të shoqërisë. Më parë, "kur njerëzit ishin me më pak halle dhe besonin në të ardhmen e tyre" këto biseda nuk zhvilloheshin kurrë.

A ardhmja profesionale e studentëve të tij, e elitës së ardhshme drejtuese franceze duket e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian: "Ata kanë ndiesinë se kjo krizë është e vazhdueshme, se ata duhet të paguajnë për këtë dhe se ne këtu në kontinentin evropian për momentin nuk kemi përgjigje."

50 Jahre Élysée-Vertrag
Fotografi: picture alliance / dpa

E ardhmja e BE nga ana tjetër duket e lidhur ngushtë me stabilizimin e Francës. Dhe stabilizimi i Francës është i lidhur me elitën aktuale drejtuese.

Elitë drejtuese kritike ndaj Evropës

Prej thuajse dy vjetësh është në post François Hollande dhe popullariteti i tij është më i ulët se kurrë më parë. Kësaj i shtohet edhe një "ministër për Evropën" jashtëzakonisht i dobët, përballë të cilit ndodhet një ministër i jashtëm kritik ndaj Evropës, Laurent Fabius. Kundër mizerjes financiare franceze, presidenti socialist i shtetit deri tani ka luftuar para së gjithash me ngritje taksash. Shkurtimet e shpenzimeve kanë pasur rëndësi dytësore. Kurse tani, reformat, të ngjashme me konceptin e Agjendës 2010 të Gerhard Schröderit, synojnë ta shndërrojnë Francën në një motor eksporti dhe rritjeje ekonomike, si Gjermania.

Nuk ka Evropë të fortë pa Francë të fortë

"Natyrisht që Evropa është më tepër se boshti gjermano-francez", thotë Markus Beyrer, nga shoqata industriale Businneseurope në bisedë me DW, "por në shumë gjëra, Gjermania dhe Franca janë ato që duhet ta guxojnë hapin e parë. Këtu ka qenë gjithmonë fillimi i përparimit të Evropës". Pa një orientim të ri kjo nuk mund të ndodhë - dhe për industrinë jo pa i forcuar sipërmarrjet.

Bildergalerie zum deutsch-französischen Verhältnis
Halmut Kohl dhe Francois MitterrandFotografi: AP

"Pesë vitet e ardhshme duhet të jenë shumë qartë nën moton e rifitimit të aftësisë për konkurencë." Këtu, bashkëpunimi gjermano-francez duhet të jetë "motori që shtyn përpara": vetëm reformat në tregun e brendshëm, si p.sh. një lehtësim në tatime për industrinë do ta vërë Francën në rrugën e duhur."

Politologu Costa e konsideron ende të mundur një agjendë evropiane gjermano-franceze. Një alternativë ndaj miqësisë gjermano-franceze ekspertët nuk shohin.