1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca frenon bisedimet për pranimin e Turqisë në BE

26 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/B3PW

Bruksel: Nën presionin e qeverisë konservatore franceze, BE-ja frenon procesin e bisedimeve të pranimit me Turqinë. Në raundin e ri, që duhej të fillojë këtë të martë, do të hapen vetem dy nga kapitujt e bisedimeve dhe jo siç ishte planifikuar fillimisht tre, konfirmoi një zëdhënëse e komisionit në Bruksel. Nga rendi i dites është hequr kapitulli i rëndesishëm "politika ekonomike dhe unioni monetar", kundër së ciles Franca ka rezerva. Do të hapen vetem kapitujt "kontrolli financiar" dhe "statistikat". Presidenti i ri francez Sarkozi ndryshe nga paraardhësi i tij Zhak Shirak është kundërshtar i shpallur i pranimit të Turqisë në BE.