1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca frenon bisedimet për pranimin e Turqisë në BE

26 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/B3Mo

Bruksel: Nën presionin e qeverisë konservatore franceze BE i ve frenin bisedimeve për pranim me Turqinë. Në raundin e ri, që duhej të fillojë kete të martë, do të hapen vetem dy nga kapitujt e bisedimeve dhe jo sic ishte planifikuar fillimisht tre, konfirmoi një zëdhënëse e komisionit në Bruksel. Nga rendi i dites është hequr kapitulli i rëndesishëm "politika ekonomike dhe unioni monetar", kunder së ciles Franca ka rezerva. Do te hapen vetem kapitujt "kontrolli financiar" dhe "statistikat". Presidenti i ri francez Sarkozi ndryshe nga paraardhesi i tij Zhak Shirak është kundërshtar i shpallur i pranimit të Turqisë në BE.