1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca dhe Rusia afrohen në qëndrimet për Iranin

10 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BodZ

Franca dhe Rusia sipas presidentit francez Nikola Sarkozy janë afruar në vleresimet për programin atomik iranian. Pikëpamje të ndryshme ka përsa i përket vlerësimit se çfarë synimi ndjek qeveria në Teheran me politikën e vetë nukleare, tha Sarkozy pas një bisede me presidentin rus Vladimir Putin, në afërsi të Moskës. Direkt pas vizitës së tij të parë shtetërore në Rusi Sarkozy, ka kërkuar edhe një herë sanksione më të ashpra kundër Iranit. Moska e refuzon deri tani ashpërsimin e qëndrimit në lidhje me konfliktin atomik. Për këtë të mërkurë është parashikuar një takim tjetër i të dy presidentëve në Kremlin. Putini pritet pas disa ditësh në Iran.