1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Franca dhe centralet bërthamore & Praga "Amsterdami i lindjes"

3 Prill 2011
https://p.dw.com/p/REwX

1. Franca me 58 centrale është në krahasim me numrin e saj ta banorëve vendi me mesataren më të madhe të centraleve atomike në botë. Gati 80 % e energjisë elektrike prodhohet në këto centrale. Një numër i madh i tyre shtrihet në luginën e Rhônes, në juglindje të Francës. Duket se francezët janë dakord me teknologjinë atomike. Shteti dhe ekonomia e bazuar në energjinë bërthamore po bëjnë të gjitha që kjo të mos ndryshojë as pas tragjedisë në Japoni, por edhe në Francë po shtohet numri i kritikëve, informon Alexander Musik.

2. Për shumicën e turistëve të rinj, Praga shihet si "Amsterdami i lindjes", veçanërisht pas lejimit të qeverisë çeke një vit më parë të kufijve më liberalë për maksimumin e drogës që mund të zotërohet. Që nga ajo kohë, nuk është më e dënueshme zëtorimi i deri 15 gram marihuane, por edhe mbajtja me vete e një grami kokaine ose 1,5 gram heroine nuk krijon probleme me drejtësinë. Në skenën e Pragës janë duke u krijuar klube dhe Growshops, dhe në shumë lokale pihet marihuanë hapur. Toleranca e çekëve ndaj drogës është rritur gjatë historisë. Që në kohët e komunizmit, vendi ka qenë më liberal se çdo vend tjetër i bllokut lindor. Kilian Kirchgeßner hodhi një sy mbi këtë skenë: