1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Francë: Miliona euro tatime falë Google

7 Shtator 2022

Autoritetet franceze po përdorin Google për të zbuluar ndërtimet pa leje dhe mbledhur tatime në miliona.

https://p.dw.com/p/4GUpE
Google Maps schaltet Echtzeit-Verkehrsinfos in der Ukraine ab
Fotografi: Andre M. Chang/ZUMA Press Wire/dpa/picture alliance

Zyrat e taksave në Francë po përdorin teknikën moderne për të zbuluar personat që nuk kanë deklaruar ndërtimet pa leje. Në kuadër të projektit "Foncier innovant" firma e konsulencës Capgemini bashkëpunoi me Google për verifikimin e sipërfaqeve të ndërtuara.

Me anë të teknoligjisë satelitore që përdor Google, u bë e mundur të zbuloheshin më shumë se 20,000 pishina private të padeklaruara në nëntë rajone të vendit.

Illustration - Frau schwimmt in einem Pool
Fotografi: Karl-Josef Hildenbrand/dpa/picture alliance

Pronarët e tyre u taksuan më pas përkatësisht dhe shuma totale e taksave të mbledhura arriti në dhjetë milionë euro, shkruan e përditshmja franceze "Le Parisien”.

Unwetter in Österreich - Vorarlberg
Fotografi: picture alliance/dpa/APA

Projekti tani po zgjerohet në të gjithë vendin. Teknika moderne mundëson krahasimin automatik të shtëpive dhe oborreve me regjistrin tatimor - dhe kontrollon nëse taksat që paguajnë pronarët për pronën përputhen me sipërfaqen dhe nëse janë bërë shtesa, zgjerime apo ndërtime pa leje si në rastin e pishinave.