1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

220309 Abschluss 5. Weltwasserforum

23 Mars 2009

Me një apel për furnizim më të mirë më ujë të pijshëm përfundoi më 23 mars, në Stamboll Forumi botëror i ujit. Delegatët bënë thirrje për tu mundësuar më shumë njerëzve përdorimin e ujit të pastër dhe pajisjeve sanitare.

https://p.dw.com/p/HHcc
Një fermer i ulur në arën e tij të tharë, Hyderabad, Indi
Hyderabad, Indi. Forumi botëror i ujit kërkon ndarje më të drejtë të burimeve ujore të botës, 22 mars 2009Fotografi: AP

Ministrja turke e ambientit Veysel Eroglu, mikpritëse e takimit, e quan deklaratën përfundimtare prej 22 pikësh të Forumit të 5-të botëror të ujit si "dokument të rëndësishëm" për zhvillimin e mëtejshëm, por mbrojtësit e ambientit nuk janë aq optimist sa ajo. Ata flasin për një takim me mungesë vendosmërie dhe efektiviteti. Sepse apeli që nënshkruan përfaqësuesit e më shumë se 100 vendeve në fund të konferencës 17,5 milionë euroshë që u mbajt në Bosfor, ka vetëm karakter këshillues dhe nuk është i detyrueshëm për kërkënd.

Bangladesh - Mungon filtri i ujit
Bangladesh - Të drejtë themelore për ujin nuk do të ketë as Forumit të pestë botëror të ujit.Fotografi: Thomas Kruchem

Në fakt dokumenti përfundimtar bën thirrje për rritjen e përpjekjeve, për të luftuar së bashku në nivel ndërkombëtar thatësirën dhe përmbytjet dhe për të ndarë më drejtë pasuritë ujore të botës. Ndarja e pabarabartë e burimeve, thotë Beate Werner nga Agjensia Evropiane e Ambientit në Kopenhagen, ka rënë në sy që tani: „Nëse sheh konsumin e ujit të një qytetari që jeton në Evropë, në Gjermani për shembull, ai është 100 deri 150, e nganjëherë edhe më shumë se 150 litra në ditë. Kurse në nivelet e Kombeve të Bashkuara është duke u biseduar aktualisht, që një nga të drejtat themelore të qytetarëve të kësaj bote të jetë sigurimi i të paktën 50 litrave ujë në ditë."

Fotografi në grup e pjesëmarrësve të Forumit të pestë Botëror të ujit në Stamboll- 16 mars 2009
Fotografi në grup e pjesëmarrësve të Forumit të pestë Botëror të ujit në Stamboll- 16 mars 2009Fotografi: AP

Por, të drejtë themelore për ujin nuk do të ketë as pas këtij forumi botëror të ujit. Sepse deklarata përfundimtare e Stambollit flet, duke zhgënjyer shumë pjesëmarrës të tij, për ujin si një "nevojë themelore njerëzore". Kërkesa për të shpallur të drejtën themelore të ujit, pati dështuar një herë tre vjet më parë në Meksikë. Edhe Uschi Eid nga Aleanca 90/ Të gjelbërit, deputetja e vetme e parlamentit gjerman, që morri pjesë në Stamboll luftoi shumë për të relizuar këtë kërkesë. Megjithatë ajo thekson se: „Një e drejtë e tille e njeriut është e lidhur me të drejtën e lirisë së organizimit dhe lirisë së mendimit. Sepse e drejta e njeriut për ujin nuk mund të vihet në jetë pa pjesëmarrjen e njerëzve. Dhe sigurisht që kjo është e vështirë, nëse kemi të bëjme me një forum të tillë ku njerëzit që përpiqen të shprehin pikëpamje të kundërta nga ato të qeverisë, arrestohen nga policia."

Fëmijë në Bangladesh duke mbajtur poçe uji të zbrazura, Dhaka - 22 mars 2009
Fëmijë në Bangladesh duke mbajtur poçe uji të zbrazura, Dhaka - 22 mars 2009Fotografi: AP

Të hënën më 16 mars shumë demostrantë u nxorrën jashtë, kur dolën gjatë hapjes zyrtare të takimit me parrulla që flisnin kundër privatizimit të ujit, një projekt i cili preokupon aktualisht qeverinë turke. Meqenëse shumë organizata ambientaliste turke refuzuan të merrnin pjesë në forumin me 27 mijë pjesëmarrës, disa qindra përfaqësues ndërkombëtarë të organizatave joqeveritare organizuan një forum alternativ të ujit, i cili kritikoi politikën botërore për ujin.

Autor: Ulrih Pik / Stamboll

Redaktoi: Aida Cama