1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Formula 1: Hamilton fitues, Real Madrid kampion i Spanjës

18 Qershor 2007

Në renditjen e përgjithshme të pilotëve në vend të parë është Hamilton me 58 pikë, në vend të dytë Alonso me 48 pikë

https://p.dw.com/p/AxhI
Real Madridi-Logo

Sport: Çmimin e madh të Indianapolis në SHBA në Formula 1 e fitoi piloti i McLaren Mercedes, Luis Hamilton. Vendin e dytë e ka zënë shoku i tij i skuadrës, Fernando Alonso, ndërsa në vend të tretë ka mbërritur piloti i Ferrarit, Felipe Massa. Gjatë gjithë garës është vënë re një konkurencë e fortë midis dy pilotëve të McLaren Mercedisit ku kampioni në fuqi Alonso ka tentuar disa herë të kalojë Hamilton. Në renditjen e përgjithshme të pilotëve në vend të parë është Hamilton me 58 pikë, në vend të dytë Alonso me 48 pikë dhe në të tretin Massa me 39 pikë.

Reali i Madridit është kampion i ri i Spanjës. Në javën e fundit të kampionatit spanjoll, skuadra e Realit ka shënuar fitore para tifozëve të vet ndaj Majorkës, me rezultat 3:1. Megjithatë deri te kjo fitore “klubi mbretëror” ka ardhur me mjaft vështirësi, kjo sepse futbollistët e Majorkës ishin angazhuar maksimalisht.

Madje, kanë qenë mysafirët të cilët kanë kaluar të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Varela, në minutën e 17-të, më pas në minutën e 68-të, kur sapo është futur në lojë, Hose Antonio Rejes ka barazuar rezultatin, duke sjelle entuziazmin tek bashkëlojtarët dhe tifozët. Ndërkohë, në minutën e 80-të Diarra me gjuajtje me kokë ka arritur të sjellë Realin në epërsi, ndërsa tre minuta më vonë Rejes ka shënuar golin e tij të dytë, duke e vulosur fitoren dhe duke krijuar festë madhështore në “Santiago Bernabeu”.