1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet parlamentare në landin e Hessen-it

dpa, rtr, afp, ard/M.Kelmendi23 Shtator 2013

Qytetarët e landit të Hessen-it kanë votuar për partitë CDU dhe FDP, por jo për të ardhmen e qeverisë së tyre aktuale, që përbëhet nga këto dy forca.Tashmë mbetet e paqartë se kush do ta qeverisë këtë land në të ardhmen.

https://p.dw.com/p/19mIE
Fotografi: Reuters

Në të njëjtën ditë që u zhvilluan zgjedhjet për një Parlament të ri federal në Gjermani, u zhvilluan zgjedhjet parlamentare edhe për landin e Hessen-it, por ndryshe nga ato të parat këtu është votuar për partinë CDU dhe për partinë e Demokratëve liberalë FDP. Se kush do ta qeverisë këtë land në katër vitet e ardhshme, kjo ende nuk është e qartë. Sipas rezultateve të publikuara CDU ka dalë forca politikë më e fuqishme me 38, 3 për qind, duke shënuar një ngritje pre j1,1 për qind në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Partia socialdemokrate, SPD pas disfatës në 2009 ka fituar 30, 7 për qind duke shënuar një rritje prej 7 për qind në krahasim me votimet e 2009. Të gjelbërit kanë fituar 11,1 për qind duke shënuar një humbje prej 2,5 për qind në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, ndërsa partia E Majta shënoi po ashtu një humbje prej 0,2 për qind duke fituar vetëm 5,2 për qind të votave. Partia FDP, që ka qeverisur deri tani ka shënuar një humbje prej 11,2 për qind por ka mundur me fitoren prej 5,0 për qind të hyjë në parlamentin e këtij landi. Partia e re Alternativa për Gjermaninë me 4,1 për qind nuk arriti ta kalonte pragun e duhur prej 5,0 për qind.

Kështu sipas këtyre rezultateve në parlamentin e ri do të ketë: CDU 47 vende, SPD 37, të Gjelbërit 14, Të majtët dhe FDP nga gjashtë vende. Tashmë pritet formimi i koalicionit të ardhshëm qeverisës që mund të jetë një koalicion SPD - Të majtët - të Gjelbërit, një koalicion i madh CDU dhe SPD, një koalicion SPD - FDP - të Gjelbërit apo një koalicion CDU - të Gjelbërit. Për formimin e qeverisë në këtë land, partitë kanë më shumë kohë se sa në rang federate. Mandati i qeverisë aktuale përfundon në mes të janarit 2014.