1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Forcat inerte politike të Pakistanit

Rachel Baig / Angjelina Verbica11 Maj 2013

Shumë pakistanezëjanë të zhgënjyer nga politikanët e vendit të tyre. Megjithatë të dy partitë e mëdha, Partia Popullore dhe Liga Muslimane/Nawaz, mbizotërojnë terrenin e zgjedhjeve parlamentare.

https://p.dw.com/p/18WD9
Fotografi: DW

Në zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2008 doli fituese Partia Popullore Pakistaneze (PPP), nën drejtimin e Asif Ali Zardarit, e cila deri atëherë ishte në opozitë. Tani pesë vjet më vonë ajo është e para qeveri civile pakistaneze, që e përfundon mandatin e saj në mënyrë të rregullt. Të shtunën (11.05.2013) zhvillohen përsëri zgjedhje. Çfarë presin votuesit?

Për t'iu përgjigjur kësajpyetjeje instituti pakistanez për Politikat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Policy Institute, shkurt SDPI) me mbështetjen e fondacionit Heinrich Böll nga tetori deri në dhjetor të vitit 2012 ka pyetur shumë pakistanezë lidhur me mendimin e tyre mbi politikën në vend. Sipas Abid Suleri, drejtor i institutit, rezultatet tregojnë, se sa i madh është skepticizmi ndaj udhëheqjes politike në Pakistan. Veçanërisht politika, në rradhë të parë PPP në pushtet dhe policia, konsiderohen nga qytetarët si të korruptuar, ndërsa ushtria, gjyqësori dhe mediat paraqiten më pak të korruptuara.

Deficitet e Imran Khanit

Duke u nisur nga fushata zgjedhore, partitë e mëdhaakuzohen se mbështeten më shumë në famën e kryetarëve të tyre, se sa në një program të qartë partiak. Sidomos Imran Khan, ish-yll i kriketit, dëshiron të përfitojë nga popullariteti i tij. Edhe pse distancohet vazhdimisht nga dy partitë e tjera, ai nuk mund të dëshmojë as përvojë politike dhe as plane konkrete, thotë Christian Wagner, drejtues i grupit investigues për Azinë në Fondacionin Shkenca dhe Politika, në bisedë për Deutsche Wellen."Imran Khan në programin e tij zgjedhor sigurisht që e ka vendosur theksin te bujqësia. Por ai akuzohet se stafi i partisë së tij përbëhet kryesisht nga përkrahës të dy partive të mëdha, që kanë kaluar në partinë e tij nga zhgënjimi", thotë Wagner. Megjithatë përmës karizmës së tij ai ka mundur të fitojë shumë prej votuesve të rinj.

Ushtarakët faktor pushteti

Çdovlerësim i forcave politike duhet bërë duke pasur parasysh raportet reale të pushtetit në vend. Instanca më e rëndësishme sipas ekspertëve janë dhe mbeten ushtarakët, të cilët kontrollojnë një pjesë të madhe të ekonomisë. Abid Suleri i SDPI thekson, se politika në pesë vitet e fundit ka mundur ta zgjerojë sferën e veprimit në politikën e jashtme. Forcat e armatosura nuk e kanë më aq të lehtë të shkelin vullnetin e qeverisë. Megjithatë ekspertët dyshojnë se ushtarakët e Pakistanit janë larguar nga arena politike. Ushtarakët dhe shërbimi sekret vazhdojnë të veprojnë si dhe më parë hapur si një shtet brenda shtetit.

"Ne kemi parë se ushtarakët, që në vitet e fundit kanë ndikuar në agjendën politike, janë tërhequr formalisht. Kjo natyrisht nuk do të thotë, se ato e kanë humbur pushtetin e tyre", thotë Wagner. Ushtria e ka bërë të qartë se do të mbështesë procesin demokratik. Ajo është vetë e interesuar për stabilizimin e demokracisë në vend.

Qendër votimi në Lahore
Qendër votimi në LahoreFotografi: DW

Favoritët kryesorë PPP dhe PML

Edhe psesondazhi i SDPI ka përfunduar në fund të 2012-ës, pra pesë muaj para datës së zgjedhjeve, ai ofron parashikime mbi sjelljen e votuesve. Të tri partitë kryesore në vend, PPP e presidentit Asif Ali Zardari, Liga muslimane pakistaneze (PML-N) e ish-kryeministrit dhe industrialistit Nawaz Sharif dhe tani partia me popullaritet, Pakistan Tehreek-e-Insaaf (PTI) e ish-yllit të kriketit Imran Khan, mund të fitojnësecila nga 20 deri në 30 për qind të votave. Kështu ka disa skenarë të mundëm për krijimin e një koalicioni, shpjegon Wagner. "Në qoftë se ne supozojmë se dy partitë e mëdha (PPP dhe PML-N) formojnë bërthamën e qeverisë së ardhshme, atëherë të dyja ato e kanë treguar në të kaluarën se me partitë rajonale janë në gjendje t’i sigurojnë votat për shumicën e nevojshme për krijimin e qeverisë."

Sido që të jetë rezultati i zgjedhjevenë detaje, "qeveria e ardhshme pakistaneze do të jetë gjithsesi një qeveri e dobët", thotë Britta Petersen, drejtuese e Fondacionit Heinrich Böll në Pakistan. Fituesi i zgjedhjeve do të jetë nën presion, për të kërkuar partnerë për koalicionin, dhe ato do të ndjekin para së gjithash interesat e tyre.

Bilanc i dobët i PPP                                                                                                 

Petersenbën një bilanc të diferencuar të pesë viteve të fundit të qeverisjes së PPP. Ajo ka ofruar shumë iniciativa në fushat e të drejtave të grave, politikën e klimës dhe furnizimit me ushqim. "Por problemi është se të gjitha këto faqe tekstesh ligjore presin për t’u zbatuar në praktikë", thotë Petersen. PPP ka dështuar me planin e saj për të mbuluar nevojat themelore të popullsisë. Furnizimi i vendit me ushqim dhe energji ështënë një gjendje katastrofale. Pakistani pret një ndryshim politik, që sipas shumë gjasave nuk do të ndodhë

Të dyPetersen dhe Suleri janë të një mendimi,se Imran Khan do të pozicionohet në këto zgjedhje si një konkurrent serioz. "Ndoshta Imran Khan në zgjedhjet e vitit 2018 do të ketë shans për një post më të lartë, por jo në këto zgjedhje", konkludon Suleri.