Iran Wahl
28 Prill 2008200 vende nga 290 në tërësi, është rezulati i balotazhit në favor të konsevatorëve iranianë duke iu siguruar atyre një shumicë komode mandatesh prej dy të tretash. Veçanërisht spikatëse ka qenë fitorja e tyre në kryeqytetin e vendit, Teheran ku në varësi të mënyrës së numërimit së votave konservatorët kanë fituar 24 prej 25 ose 29 prej 30 mandateve.
Rezultati i forcave reformatore
Zhgënjyes është rezultati i zgjedhjeve për forcat reformatore në Iran. Edhe pse në shumë zona zgjedhore ata nuk mund të garonin më, pasi 1700 kandidatë të tyre nuk u aprovuan si të tillë nga komisioni zgjedhor fetar, optimistët në krahun reformator kishin shpresuar të fitonin 30 për qind të votave kurse në fakt arritën vetëm gjysmën.
Pjesa tjetër e votave kaloi në favor të kandidatëve të pavarur. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte vetëm 25 për qind, shumë më e ulët se në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura në mars, njoftoi radioja shtetërore iraniane.
Mahmud Ahmadinexhad nuk është i fuqishëm pavarësisht fitores
Me gjithë 70 për qind të votave në favor të konservatorëve zgjedhjet nuk mund të konsiderohen si një fitore për presidentin Mahmud Ahmadinexhad, sepse ai mbështetet vetëm nga një pjesë e kampit konservator. Kundërshtarët e tij, midis të tjerëve negocuesi për çështjet atomike Ali Larixhani dhe kryetari i parlamentit Haad Adel kishin kritikuar gjatë fushatës elektorale politikën e dështuar ekonomike të Ahmadinejadit. Tre vjet më parë Ahmadinexhadi u zgjodh president në rradhë të parë me votat e iranianëve të varfër, të cilëve u kishte premtuar përmirësim të gjendjes ekonomike.