1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Film dokumentar për eksodin e vazhdueshëm nga Afrika në Evropë; Standarde evropiane për biznesin në Shqipëri

29 Mars 2009
https://p.dw.com/p/HMJi

Dagwani Yimer është një prej shumë mijëra të rinjve nga Afrika, që kanë vënë në rrezik jetën për të arritur në Evropë. Në dimrin e vitit 2005, studenti i juridikut në moshën 27-vjeçare e braktisi atdheun e tij, Etiopinë. Kaloi me vështirësi nga Sudani për në Libi, ku ra në duart të trafikantëve. Pas muajsh të dhimbshmëm, në verën e vitit 2006, ai mbërriti në ishullin italian Lampedusa, në jug të Siçilisë. Tani, për herë të parë, Dagwami Yimer është kthyer në Lampedusa për t´ua treguar njerëzve të ishullit një film dokumentar për eksodin e vazhdueshëm nga Afrika. Një reportazh nga Sandra Petersmann:

Me ndihmën dhe ekspertizën gjermane në Shqipëri po hartohet ligji shqiptar i zejtarisë. Ligji nuk ka marrë ende formën përfundimtare, sepse ekspertët shqiptarë kanë zbuluar në projektligj, i cili bazohet në modelin gjerman, aspekte të papërshtatshme për biznesin në Shqipëri, për shembull kontributet e detyrueshme financiare. Aida Cama me një informacion