1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fillimi i fundit? Stuhi kundër Facebook

26 Mars 2018

Për platformën sociale, Facebook nuk janë ditët më të mira. Pas skandalit me të dhënat, firmat e para i kanë kthyer kurrizin rrjetit social. Ndërkohë Cambridge Analytica po hetohet nga autoritetet britanike.

https://p.dw.com/p/2uuMp
Mark Zuckerberg und Elon Musk
Mark Zuckerberg dhe miliarderi Elon MuskFotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Fernandez

Të parat ishin firma e fluturimeve në hapësirë, SapceX dhe prodhuesi i automjeteve elektrike, Tesla që i shuan faqet e tyre në Facebook. Miliarderi Elon Musk, i cili ka fijet në dorë tek SpaceX dhe Tesla e bëri të ditur këtë. Në twitter një përdorues i kishte kërkuar të fshinte faqen e Facebook-ut. Përgjigja e tij: „Nuk e dija që e kemi një. Do ta bëj." SpaceX ashtu si Tesla kanë në Facebook 2,6 milionë ndjekës. Edhe Commerzbank dhe firma e internetit, Mozilla ndërprenë publicitetin në faqen e Facebookut pas skandalit të të dhënave.

Para disa ditësh u bë e ditur, se informacionet e 50 milionë përdoruesve të Facebookut nga një firmë analitike, Cambridge Analytica janë përdorur për qëllime të tjera. Pas ditësh heshtjeje, themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg u shpreh se koncerni ka bërë një gabim të madh. „Kjo ka qenë një thyerje e madhe e besimit. Na vjen shumë keq për atë që ka ndodhur", tha ai për CNN. Politikanë të nivelit të lartë në Uashington kanë kërkuar që ai të përgjigjet para një komisioni në Uashington. Por nuk pritet që ai të zhvillohet para pushimit dy javor të pashkëve të kongresit.

England Durchsuchung Cambridge-Analytica-Zentrale in London
Cambridge Analytica kontrollohetFotografi: picture-alliance/Zumapress/S. Chung

Kontrolle tek Cambridge Analytica

Ndërkohë një gjykatë britanike ka urdhëruar kontrollin e firmës së konsulencës, Cambridge Analytica. Të premten në mbrëmje u kontrolluan zyrat e firmës, raportojnë mediat britanike. Cambridge Analytica u bë e njohur, si firmë që ka ndihmuar me vlerësimin e të dhënave fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale 2016. Kjo firmë dyshohet se ka ndikuar miliona votues në SHBA me reklame zgjedhore të palejueshme. Këtë e kanë ndihmuar të dhëna të Facebookut të siguruara përmes shkeljeve ligjore.

la/(afp, dpa rtr)