1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Festohen Pashkët në Shqipëri

DW17 Prill 2006

Megjithë atmosferën e ndezur politike, në Shqipëri festohen pashkët. Monsinjor Angjelo Masafra në mesazhin e tij deklaroi se në këtë atmosferë pashkësh nuk duhet t’i harrojmë kurrë ata që nuk e kanë paqen

https://p.dw.com/p/Argj
Tirana, pamje nga lart
Tirana, pamje nga lartFotografi: picture-alliance / dpa

Katolikët e Veriut të Shqipërisë kanë festuar këto ditë Pashkët. Kulmi i festës është simbolizimi i ringjalljes së Jezu Krishtit.

Në mesazhin drejtuar besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar, Arqipeshkvi Metropolit i Arkidioqezës së Shkodër-Pultit, Monsinjor Angjelo Masafra, mes të tjerash theksoi se në këtë atmosfere pashkësh nuk mund t’i harrojmë kurrë ata që nuk e kanë paqen, njerëzit që vuajnë ng uria e varfëria, nga lufta dhe pasojat e saj.

Vetëm duke përkrahur këtë pjesë të shoqërisë, ne do të arrijmë ta kuptojmë më mirë thelbin dhe misterin e kësaj feste.