1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ferda Ataman: Më shumë mbrojtje për pakicat në Gjermani

20 Gusht 2022

E ngarkuara e qeverisë gjermane për antidiskriminimin, Ferda Araman paraqiti raportin e saj të parë vjetor. Ajo kërkon nga qeveria zgjerimin e legjislacionit për mbrojtjen nga diskriminimi.

https://p.dw.com/p/4FoS8
Berlin PK Ferda Ataman | Jahresbericht der Antidiskriminierungsstelle des Bundes
Fotografi: Wolfgang Kumm/dpa/picture alliance

Numri i rasteve të diskriminimit në Gjermani vazhdon të mbetet "në nivel të lartë". Me 5600 kërkesa për këshillim në rast diskriminimi të drejtuar në institucionin e saj madje ai është "alarmues" është shprehur Ferda Ataman, drejtuesja e re e Qendrës së Antidiskriminimit, ADS në Gjermani. "Por ajo tregon edhe se gjithnjë e më shumë vetë nuk e pranojnë diskrimiminimin dhe kërkojnë ndihmë." Në institucionin e drejtuar nga Ataman përqëndrohet puna për mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të gjinisë, moshës, kufizimeve fizike,prejardhjes etnike, fese dhe botëkuptimit apo identitetit seksual në Gjermani bazuar në ligjin e miratuar në vitin 2006 në Bundestag "ligji për trajtimin e përgjithshëm të barabartë", AGG, i njohur si "ligji i antidiskriminimit".

Ataman përmend tre shembuj: Një person në karrige invalidi nuk u lejua të ngjitej në një autobus urban; një e re është pyetur në një intervistë pune, nëse planifikon të mbesë shtatzënë; një çift lezbikesh nuk mori dot apartament, sepse ato "nuk përshtateshin në ambientin e banimit". Episode përditshmërie.

Berlin PK Ferda Ataman | Jahresbericht der Antidiskriminierungsstelle des Bundes
Fotografi: Wolfgang Kumm/dpa/picture alliance

Kufizimet fizike, mosha, gjinia

Raporti aktual i ADS bën një bilanc të gjendjes për vitin 2021, por shikon edhe një aspekt tjetër, dy vitet e përcaktuara nga pandemia. Që nga fillimi i pandemisë qendra e antidiskriminimit shënoi një rritje të ndjeshme të njoftimeve për diskriminim në lidhje me virusin. Në vitin 2021 njoftimet më të shpeshta mbi diskriminimin kishin të bënin me racizmin, 37%. Në rend të dytë u rendit diskriminimi për shkak të kufizimeve fizike dhe sëmundjeve kronike. Diskriminimi për shkak të gjinisë gjendej në 20% të njoftimeve në qendrën ADS, ai per shkak të moshës përbënte 10%. 4% e njoftimeve lidheshin me diskriminim për shkak të identitetit seksual.

Deutschland «Schule ohne Rassismus - Schule mit Courage»
Shkollat kundër racizmitFotografi: Becker&Bredel/imago images

Prezantimi i raportit vjetor 2021 ishte paraqitja e parë mediale për drejtuesen e re, Ataman. Para se parlamenti të votonte për 42 vjeçaren me origjinë turke në fillim të korrikut, pati një debat të madh në Gjermani për emërimin e Ataman të lindur në Shtutgart. CDU e CSU ishin kundër zgjedhjes së saj. Ferda Ataman, pjesë e një gjenerate të re të gjermanëve me sfond migracioni, nuk heziton të shprehë mendimin e saj dhe të polarizojë. Në vitin 2020 në një satirë të shkruar për revistën "Spiegel" ajo përdori epitetin "patate" për gjermanët vendas si kundërpërgjigje për përcaktimet gjuhësore që iu mvishen grupeve të ndryshme të migrantëve në Gjermani. Interesi i madh i medias në prezantimin e raportit të parë të saj mbi diskriminimin në Gjermani ishte edhe një jehonë e këtij debati.

Trajtimi i barabartë si lëndë ndezëse

Në Gjermani çështja e trajtimit të barabartë dhe lënia në hije ndezin gjithmonë debate në Gjermani. Pararardhësja e Ataman ishte deri në vitin 2018, Christine Luders. Kur ajo u largua nga detyra, koalicioni i drejtuar nga Merkel nuk vendosi një drejtues/e të ri/e por e la qendrën me një drejtim provizor. Ataman kërkoi nga qeveria e koalicionit të socialdemokratëvem Të Gjelbërve, dhe FDP-së të bëjë reformën e ligjit të antidiskriminimit nga viti 2006 siç është parashikuar në marrëveshjen e koalicionit. Në mbrojtjen nga diskriminimi nuk bëhet fjalë vetëm për perspektivën e pakicave por "për të gjithë" ka thënë Ataman. Sepse gjithkush mund të bëjë pjesë tek një grup i diskriminuar apo të futet papritur aty.

Jugendliche in Deutschland
Fotografi: Olaf Schuelke/imago images

Qeveria gjermane, sipas Ataman, duhet t'u japë të prekurve instrumenta më të mirë në dorë dhe të orientohet nga standardet ndërkombëtare. Gjendja aktuale ligjore i "vë gurë pengese në rrugën e kërkimit të të drejtave të tyre", kritikon Ataman. Kështu afati për paraqitjen e ankesës duhet të zgjerohet nga tetë javë në 1 vit. Ataman kritikoi edhe ofertën e padiferencuar në qendrat e këshillimit për mbrojtjen nga diskriminimi. Në Meklenburg-Pomerani nuk ka asnjë qendër të vetme këshillimi.

Ataman bëri të qartë se në të ardhmen mbrojtja nga diskriminimi nuk duhet të lidhet vetëm me sferën private dhe ekonomike, por duhet të shtrihet edhe aty ku shteti mund të jetë diskriminues. Për njerëzit në Gjermani është e "shumë e vështirë të kuptojnë, se ata mund t'i referohen ligjit të antidiskriminimit AGG, kur përballen me diskriminimin në sipërmarrje private, por jo kur vjen puna tek veprimet që bën shteti." Ajo përmendi shkollat, policinë dhe zyrat publike si pika të mundshme të diskriminimit. Në lidhje me diskriminimin ka edhe sfida të tjera, që as nuk janë parashikuar në reformën e ligjit të vitit 2006. "Si do të veprojmë ne me diskriminimin, kur nuk vendos njeriu, por kompjuteri?" pyet Ataman dhe përmendi si shembull procedurën e automatizuar të aplikimeve për një punë apo gjetjen e një apartamenti. Për këtë në qendrën e antidiskriminimit po përgatitet një ekspertizë ligjore.

 

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C