1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Euro 2008: Sot në Tiranë, Shqipëri-Hollandë

12 Shtator 2007

Van Basten pretendon fitore në Tiranë, Ballak drejt Real Madritit

https://p.dw.com/p/Bf0d
Trajneri i Hollandes, van Basten
Trajneri i Hollandes,van BastenFotografi: AP

Sot zhvillohet në Tiranë ndeshja për kampionatin europian 2008 Hollandë -Shqipëri. Portokallinjtë e drejtuar nga Van Basten, ndërkohë, kanë mbërritur në Tiranë, ku dje pasdite kanë zhvilluar edhe një stërvitje në stadiumin "Qemal Stafa". Trajneri Van Basten deklaroi se ka ardhur në Tiranë për të fituar. "Ekipi shqipëtar është i vështirë. Këtë e kemi kuptuar një vit më parë, ku rrezikuam të dilnim në barazim". Ndërsa, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Otto Baric, e konsideron Hollandën më të fortë se Rumania. Sipas tij, tulipanët kanë shumë lojtarë të klasit të lartë.

Sulmuesi gjerman i "Chelsea"-it, Ballak, (Ballack) ka gjasa ta braktisë ekipin anglez dhe të shkoje tek Real Madridi. Sipas mediave vendore, Ballack i ka prishur marrdhënjet me trajnerin, Maurinho duke kërkuar largimin për në Spanjë. Transferimi i tij mund të bëhet në janar. Calderon, i cili qysh në verë e kërkoi Ballack-un, nuk e ka problem edhe vlerën e kontratës së tij me Chelsea-in prej 12 milion eurosh.